Fabrika e Plastikes brenda Parkut të Biznesit në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit, u dogj e tëra nga një zjarr i madh që e kaploi të hënën.
Zjarrfikësit tashmë kanë vënë nën kontroll zjarrin që kaploi këtë fabrikë dhe nuk ka pasur pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale. Ndonëse ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit.
Kryetari i njësisë së zjarrfikësve në Drenas, Afrim Xhelili ka konfirmuar se situata tashmë është nën kontroll në Parkun e Biznesit, por pati ankesa se nuk kanë pasur qase për ujë afër ngjarjes.
“Kemi ardhur në vendin e ngjarjes, kemi parë që kemi nevojë edhe për asistencë, ekipe të tjera që kemi angazhuar, edhe Prishtinën, Lipjanin, Skenderajn, Malisheva, Rahoveci, kanë ardhur të gjithë ekipet me na ndihmuar që të kemi nën kontroll situatën. Aktualisht e kemi nën kontroll, nuk ka mundësi të përhapet më zjarri, në shumë pika kemi shpërnda zjarrfikës, e kemi situatën nën kontroll. Por është djegur, nuk mundemi me e ditë saktësisht kur mundet me u ndal zjarri. Deri më tani nuk kemi asnjë zjarrfikës të lënduar, edhe pse zjarri ishte në për masa të mëdha me temperaturat shumë të larta, por situata është nën kontroll. Kemi pasur pengesa me furnizim të ujit është dashur me shkua në lokacione të tjera në Drenas e Komoran për furnizim me ujë dhe kjo ishte shqetësuese shumë”, thotë ai.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se sot rreth orës 11:00, kanë pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. “Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.
Për detaje njoftoheni me kohë”, theksoi Ahmeti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme