Protesta kundër përmbaruesve në Shkup, qytetarët kërkojnë ndryshime ligjore
Qindra qytetarë protestuan para Ministrisë së Drejtësisë. Ata i sollën para derës së godinës vendimet e përmbaruesve, të cilët iu shumëfishuan borxhet edhe pasi ishte në fuqi ligji për kufizim kohor dhe buxhetor të detyrimeve. Disa organizata dhe qytetarë i zunë derën ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga duke i përplasur kërkesat me shkrim për aplikimin e ndryshimeve nga Ligji për Marrëdhëniet e detyrimeve që i referohen vjetërsimit të borxheve.
Ata thonë se përmbaruesit i rrjepën qytetarët e varfër dhe borxhlinj, duke mos iu ndjerë për plotfuqishmërinë e ligjit as nga gjykatat.
“Kemi ardhur këtu sot për t’ju dorëzuar kërkesat e përmbaruesve se Ministria Drejtësisë është kompetent për ti proceduar zbatimin e ligjit nga përmbaruesit. Ata po bëjnë zhvatje, reket dhe korrupsion andaj jemi në këtë situatë. Urgjentisht Ministria e Drejtësisë të veproj sipas Kushtetutës. Gjykata Kushtuese i ka refuzuar të gjitha iniciativat e tyre dhe ky popull është i sulmuar. A e dini si jetojnë? Me 100-200 denarë në ditë, po edhe këtyre po u bëni zhvatje!”, tha Ana Gligorova, Organizata “Njeriu mbi profitin”.
“Alo ministër, erdhëm tek ti sepse na premtove që, nëse Gjykata Kushtetuese e refuzon nismën e Odës së Avokatëve dhe përmbaruesve, EVN e Telekomit dhe shumë të tjerëve, ju do të veproni për zbatim të ligjit”, u shpreh Samka Ibraimovski, Kryetar i partisë së Romëve.
“Pasi bëhet fjalë për shumë të madhe parash këtu në shprehje vjen kriminaliteti financiar. Përse e miratuan ligjin dhe tani nuk e zbatojnë, po luani me dinjitetin e njerëzve. Këta shpresuan se u soll ligji dhe e plotësuan kërkesën tonë që e premtuan dhe tani nuk e zbatojnë ligjin. Kështu më nuk shkon!”, theksoi Marjan Risteski, Konfederata e Sindikatave të lira.
“Nuk është me rëndësi kush është ministër, të gjithë janë të paaftë dhe nuk deshën ta zgjidhin problemin e qytetarëve. Jemi dëshmitar të mos respektimit masiv të ligjeve në Maqedoni. Në këtë shtet miratohen ligje për popullaritetin e politikanëve e pastaj injorohen nga institucionet shtetërore”, tha Marian Nenov, Organizata “No Pasaran”.
Sipas tyre, ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve nga ana e përmbaruesve, të cilat i referohen vjetërsimit të borxheve, nuk zbatohen përkundër faktit se janë votuar nga Kuvendi dhe janë publikuar në Gazetën Zyrtare më shumë se shtatë muaj më parë, si dhe pavarësisht konfirmimit të kushtetutshmërisë së ligjit nga Gjykata Kushtetuese në janar 2024 dhe vendimit të Komisionit Juridiko-Ligjor në Kuvend se nuk kërkohet interpretim autentik i ligjit. Sipas organizatorëve mbi 220 mijë xhiro llogari bankare janë të bllokuara nga përmbaruesit për borxhe të vjetra madje edhe mbi 10 vjet./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore