Volkswagen ka prezantuar modelin Polo Robust në Brazil, i cili njihet si tregu më i madh i markës gjermane në Amerikën e Jugut.
Gjenerata e gjashtë Polo është modeli më i shitur i prodhuesit gjerman të veturave, dhe mposhtet vetëm nga Fiat Strada mini.
Varianti i ri Polo Robust i bashkohet Saveiros dhe Amarokut, në linjën e tij të modeleve të dizajnuara për terrene të vështira, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Edicioni Robust fuqizohet nga një motor 1.0 litërsh me tre cilindra, i përshtatur me një transmision manual me pesë shpejtësi.
Bëhet e ditur se më shumë se 2 milionë automjete të reja u shitën në Brazil vetëm në vitin 2023, duke e bërë atë tregun më të madh të rajonit.
Në shkurt të vitit 2024, prodhuesi gjerman njoftoi planet për të investuar 1.83 miliardë dollarë të tjerë në tregun brazilian, duke synuar të rrisë shitjet për 30 për qind.
Në të njëjtin muaj, edhe Fiat njoftoi për një numër automjetesh të reja të krijuara posaçërisht për Amerikën Latine.
Ndryshe, Volkswagen ka katër fabrika në Brazil ku ka operuar për 71 vjet, dhe është eksportuesi më i madh i veturave në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHulumtim i ri: Veturat elektrike humbasin seriozisht fuqinë kur bie shi i madh!
Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike
U pagua vetëm për të testuar modelin e ri të Mercedes, garuesi publikon video nga pista
Citroen prezanton furgonin me dy koka
Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen
Publikohet videoja që tregon se Ferrari 296 GTB arrin një shpejtësi më të madhe sesa mendohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron