LAJMI I FUNDIT:

Afër vendkalimeve kufitare, Serbia hap “degë dhe bankomate” për serbët e Kosovës

Afër vendkalimeve kufitare, Serbia hap “degë dhe bankomate” për serbët e Kosovës

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka njoftuar se gjatë fundjavës Banka e Postës e Serbisë ka ngritur “katër degë” në afërsi të vendkalimeve kufitare me Kosovën: Jarinje, Bërnjak, Konçul dhe Merdare.

Kjo gjë, siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, është bërë, siç thuhet “për të ofruar vazhdimësi në pagesat me para të gatshme për klientët e saj nga Kosova, por gjithashtu ofroi qasje sa më të afërt në arkë, bankomat dhe shërbime të tjera bankare”.


Siç pretendohet më tej, kjo është bërë për shkak se serbët, për shkak të lëvizjeve të Albin Kurtit, i cili nga 1 shkurti i këtij viti ndaloi përdorimin e dinarëve dhe transaksionet e pagesave të Republikës së Serbisë në Kosovë, nuk kanë mundur të marrin pagat e tyre në degët e tyre brenda territorit të Kosovës, përfshirë edhe pensionet, përfitimet sociale dhe të gjitha përfitimet e tjera që u jepen nga shteti i Serbisë.

Sipas tyre, këto degë të improvizuara u vendosën në lokacionet sa më të afërta me vendkalimet, duke qenë se një zgjidhje e tillë teknike ishte e vetmja e realizueshme në këto rrethana.

Ndryshe, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e futi në fuqi një rregullore më 1 shkurt, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme për transaksionet e pagesave në Kosovë.

Në bazë të saj, Dogana e Kosovës, dy herë gjatë muajit të kaluar, ndaloi hyrjen e dinarëve nga Serbia në Kosovë, me arsyetimin se nuk e ka miratimin e BQK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori