LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur nga stuhia në Francë

Tre të vdekur nga stuhia në Francë

Tre persona kanë vdekur dhe të tjerë janë zhdukur nga stuhia Monica e cila ka goditur Francën Juglindore.

Bëhet e ditur se ata ndërruan jetë teksa tentonin të kalonin urat në rajonin Gard.


Dy prej tyre janë gjetur në një veturë në fshatin Goudargues.

Në mesin e të zhdukurve është një baba dhe dy fëmijët e tij të moshës 4 dhe 13 vjeç, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, të zhdukur raportohen edhe një person me nënshtetësi belge, dhe një burrë nga fshati Ardeche.

“Aktualisht kemi të paktën 7 persona të zhdukur, duke përfshirë dy fëmijë. Unë ndaj dhimbjen dhe shqetësimet me të dashurit e tyre. Kombi qëndron me ta”, shkroi në X kryeministri francez, Gabriel Attal.

“Forcat tona të emergjencës të cilat i falënderoj sinqerisht janë mobilizuar. Po i ndjek nga afër zhvillimet”, shtoi kryeministri.

Ndryshe, më shumë se 300 zjarrfikës janë vendosur vetëm në rajonin e Gardit.

Në alarm portokalli për përmbytje dhe stuhi mbeten tetë zona duke përfshirë Ardeche, Bouches-du-Rhone, Charente-Maritime, Gard, Gironde, Pyrenees-Atlantiques, Var, dhe Yonne. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori