LAJMI I FUNDIT:

Padia për gjenocidin serb në Kosovë, çfarë thotë Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare

Padia për gjenocidin serb në Kosovë, çfarë thotë Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka thënë se në Kosovë është bërë lojë me padinë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë.

Në platformën “X”, Kandiq ka shkruar se “loja politike me padinë” ka dhënë hapësirë që serbët ta mohojnë gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe për sulme ndaj kujtdo që thotë se nuk ka dënim penal për gjenocid.

“Loja politike me padinë ndaj Serbisë për gjenocid, edhe pse nuk ka ekspertë që inkurajojnë Kosovën në këtë hap, ka hapësirë ​​për qëndrimin se serbët e mohojnë gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe për sulme ndaj kujtdo që thotë se nuk ka dënim penal për gjenocid. Njoftimet e panevojshme nga OJQ-të nuk janë të dobishme”, ka shkruar Kandiq.


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca vitin e kaluar pati deklaruar se Kosova është afër përfundimit të padisë profesionale kundër gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

“Sërish vjen marsi”, Prokuroria Speciale ende pa aktakuzë për masakrën e Prekazit edhe 26 vjet pas
Lexo po ashtu “Sërish vjen marsi”, Prokuroria Speciale ende pa aktakuzë për masakrën e Prekazit edhe 26 vjet pas

“Për padinë ndaj Serbisë janë konsultuar edhe personat më të rëndësishëm profesional”, ka thënë ai.

Një padi të tillë, e kishte përmendur disa herë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por ai asnjëherë nuk e kishte specifikuar se pranë cilës gjykatë do të ngritej ajo.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13,500 persona.

Muaji më i përgjakshëm ishte prilli i vitit 1999 kur u vranë 4,082 persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori