LAJMI I FUNDIT:

Rama: PS, e vetmja forcë që ka çdo premisë për ta çuar Shkodrën aty ku duhet

Rama: PS, e vetmja forcë që ka çdo premisë për ta çuar Shkodrën aty ku duhet

Kryeministri Edi Rama, nga Shkodra, deklaroi se qyteti ka qenë peng i një krenarie të humbur, e tanimë, është kthyer në një destinacion të preferuar në Evropë.

Rama u shpreh se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike e cila ka çdo premisë për ta çuar Shkodrën, por edhe vendin aty ku duhet.

Sipas Ramës, rruga e zhvillimit që ka nisur, nuk do të ndalet.


“Punë të cilën, nuk diskutohet, ne dhe unë personalisht e mbështesim pa kushte dhe pa kufizim. Sepse Shkodra është një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin kombëtar. Jo thjesht sepse Shkodra është e prapambetur edhe me bashkitë e tjera, për arsye që i dimë, Shkodra ishte pengu i një krenarie të humbur, që përkthehej në një mllef asgjësues, duke u kapur pas të shkuarës. Sot, Shkodra po bëhet hapësira e një krenarie të fituar, që ushqehet nga ndenja e të qenurit në qendër të vëmendjes, të shikuarit të ndryshimit të mundshëm, dhe ndjenja e të ardhmes. Për mua, është shumë e rëndësishme krenaria e mbështetur në atë që ne mund të bëjmë së bashku, shqiptarët mund të bëjnë së bashku. Ushqimi i ndjenjës së krenarisë për Shqipërinë, është themelor për të siguruar të ardhmen që meritojnë brezat e ardhshëm.

Shkodra sot është një laborator i të shkuarit përtej kufijve partiakë dhe të kuptuarit interesit dhe qëllimeve të përbashkëta, duke i mbrojtur më mirë duke kapërcyer kufijtë partiakë. Partia Socialiste është një instrument për të realizuar qëllime të përbashkëta që kanë të bëjnë me njerëzit, me vendin. Kjo është ajo që kam dashur të them prej kohësh, Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, ka humbur kohë me ndarësira që nuk i kanë shërbyer, i kanë shërbyer vetëm atyre që kanë dashur të kenë sa më shumë njerëz të verbër nga mbrapa për pushtetin e tyre.

Nuk ka qytet të ketë det, liqen, lume, koda, male dhe të ketë edhe majat më të larta të vendit. Pa llogaritur trashëgiminë kulturore, historike, kjo është një pasuri që i takon të gjithëve, nuk është pasuri për të majtët dhe të djathtët. Sot po e shohim që është vetëm fillimi i fillimit. Atmosfera ka ndryshuar. Ta mbështesim këtë progres. Kemi premisa për ta çuar vendin aty ku duhet, për ta çuar Shkodrën aty ku duhet”, theksoi ai./abcnews.al