OBRM-PDUKM e quan dyfytyrësi deklaratën e Talat Xhaferit për kodin zgjedhor
Dyfytyrësi e quan OBRM-PDUKM-ja deklaratën e kryeministrit Talat Xhaferi për kodin zgjedhor, me ndryshimin e të cilit partitë thonë se do t’u mundësohet votimi rreth 100 mijë votues që nuk kanë dokument të vlefshëm identifikimi. Xhaferi një herë kishte deklaruar se këto qytetarë kanë mjaft kohë deri në zgjedhje për t’u pajisur me dokumente të reja dhe nuk ka nevojë për ndryshime ligjore, kurse pasi u bënë ndryshimet ligjore, ai tha se ndryshimet janë selektive dhe nuk e zgjidhin problemin deri në fund.
“Kryeministri teknik Xhaferi si përfaqësues i pushtetit ekzekutiv mundet të propozojë ligje, si një ndër propozuesit e autorizuar. Nëse ai vlerëson se ekziston modus i caktuar se si duhet të veprohet me dokumentet në procesin zgjedhor, duhet atë ta propozojë në Kuvend. Megjithatë është dyfytyrësi dhe duhet të kujtojmë se pak ditë para miratimit të ndryshimeve në Kodin zgjedhor me të cilat u mundësua votim edhe me pasaporta të skaduara dhe dokumente personale, vetë ai tha se nuk ka nevojë për miratimin e këtij ligji”, tha Mile Lefkov, OBRM-PDUKM.
Alsat kërkoi qëndrim edhe nga LSDM-ja por deri në këto momente nuk morëm përgjigje. Xhaferi qëndrimin për ndryshimet në Kodin zgjedhor e bëri të ditur dje.
“Zgjidhja është e pjesshme, s’është e plotë. Praktikisht unë dhe ju nëse kemi dokumente të skaduara 9 muaj para 24 prillit do të votojmë më 24 prill por çfarë do të bëjmë më 8 maj? Sepse do të jetë afat më i gjatë se 9 muaj. Faktikisht duke dashur të shmangim një përjashtim, bëjmë një përjashtim tjetër. Kështu që zgjidhja, nëse është vendosur të bëhet me ligj, të jetë e hapur që qytetarët të mund të votojnë me dokumente të skaduara, pa marrë parasysh kur u kanë skaduar dokumentet”, tha Talat Xhaferi, kryeministër teknik.
Problemin e kishte bërë të ditur javë më parë ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski i cili tha se janë rreth 100 mijë qytetarë që janë në listën zgjedhore por nuk janë dokument të vlefshëm identifikimi me të cilin të mund të votojnë. Kuvendi tre ditë më parë ndryshoi Kodin zgjedhor dhe hapi mundësinë që në zgjedhje të mund të votojnë edhe qytetarët që kanë pasaporta të skaduara jo më gjatë se 9 muaj para ditës së zgjedhjeve. Respektivisht, më 24 prill do të mund të votohet edhe me pasaporta që kanë pasur afat deri më 24 korrik 2023, kurse më 8 maj do të mund të votohet edhe me pasaporta që kanë pasur afat deri më 8 gusht 2023./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje