LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Viola von Cramon u kritikua se mohoi gjenocidin serb në Kosovë – reagon Cramon dhe vetë këshilltari i saj

Këshilltari i Viola von Cramon u kritikua se mohoi gjenocidin serb në Kosovë – reagon Cramon dhe vetë këshilltari i saj

Këshilltari i raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, Gjorgje Bojoviq, ka thënë se është nisur një fushatë në internet kundër tij lidhur me deklaratat që ai ka bërë në vitin 2015 për krimet e luftës në Kosovë.

Bojoviq ka bërë të ditur se përmes një numri postimesh, kryesisht nga Kosova, ka filluar një fushatë e koordinuar online kundër tij, ku thuhet se ai i ka mohuar krimet e kryera në vitet ’98-’99 dhe se nuk është i përshtatshëm të jetë këshilltar i Viola von Cramonit, “si spiun rus/agjent serb”.

Bojoviq në rrjetin social “X”, ka shpërndarë edhe postimet ku ai kritikohet për deklaratat e tij të vitit 2015, ndërsa ka përfshirë edhe një video ku thotë se bëhen disa gabime kur disa krime të kryera në Kosovë quhen gjenocid sepse ato nuk ishin gjenocid, por krime të luftës.


“Nëse ideja ka qenë që të më frikësojnë apo të më diskreditojnë – më vjen keq, por keni dështuar”, ka shkruar ai tutje.

Në mesin e postimeve kritikuese që ka shpërndarë Bojoviq është edhe ai i shkruar nga Sharr Jakupi, ish-shef i stafit në kabinetin e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

“Për fat të keq, Viola von Cramon nuk është e vetmja zyrtare e Brukselit që bashkëpunon me mohuesit e gjenocideve dhe krimeve të luftës. Kjo çështje shtrihet nga zyrat e deputetëve deri te zyrtarët e lartë, duke zbuluar një tërheqje shqetësuese ndaj perspektivave shoviniste ruse/serbe”, ka shkruar ai në “X”.

Në mbrojtje të këshilltarit të saj ka dalë Von Cramon, e cila ka ngritur pyetjen se kujt do t’i ndihmojnë me ato postime, se “Kosovës dhe eurointegrimit të saj sigurisht se jo”.

“Lajmet e rreme, fushatat dezinformuese, propaganda qeveritare…nuk do ta ndryshojnë pozicionin e dikujt, por thjesht do të dobësojnë shanset e Kosovës për të përparuar shpejt. Kjo është e trishtë për vendin”, ka shkruar ajo në “X”.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian këtë reagim e ka bërë pasi ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka potencuar se profilet e rrejshme nëpër platforma të ndryshme sociale, që mbështesin partinë në pushtet – Lëvizjen Vetëvendosje, po sulmojnë secilin të huaj – ambasador, eurodeputet, emisar – që ka ndonjë kritikë për liderin e tyre, Albin Kurti.

“Jam i shqetësuar kur shoh profilet e rreme të drejtuara nga Qeveria që sulmojnë personalisht miqtë e Kosovës si Viola von Cramon (dhe stafi i saj), ambasadorët e QUINT-it dhe diplomatët (disa prej të cilëve ashtu si Hovenieri e kanë ndihmuar Kosovën që nga koha e Ahtisaarit ose Rambujesë), Ali Ahmetin, Edi Ramën, e të tjerë”, ka shkruar Selimi në “X”.

Për rastin e Bojoviqit ka reaguar edhe “Youth Initiative for Human Rights”, organizatë kjo në të cilën ai kishte punuar më 2015.

“Ne besojmë se të rinjtë kanë të drejtën të bëjnë pyetje që iu interesojnë, ta shprehin opinionin e tyre dhe të vënë në pyetje narrativat dominuese të imponuara nga elitat politike. Roli i tyre në ballafaqimin me të kaluarën është të ndërtohet një kulturë demokratike gjithëpërfshirëse, dhe lejon bisedat që respektojnë viktimat”, thuhet në deklaratën e YIHR-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori