Ushqimi më i keq që nuk duhet ta hani kurrë, nëse keni inflamacion kronik
Inflamacioni është një gjendje shpesh e dukshme, si lëkurë e skuqur, gjunjë që dhembin, kyçe të ënjtura etj. Por, inflamacioni mund të ndodhë edhe së brendshmi dhe nuk është gjithnjë e lehtë për t’u zbuluar
“Inflamacioni është një proces fiziologjik që lidhet më mbrojtjen e trupit tonë dhe forcimin e indeve,” thotë mjekja Jenna Stangland. Inflamacioni mund të shkaktohet nga infeksione, trauma, toksina ose reaksione alergjike.
Kjo gjendje mund të përfundojë duke stimuluar zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, autoimune, sëmundje neurologjike ose kancerit.
Por, dieta duket se luan një rol të rëndësishëm në inflamacion, pasi disa ushqime nxisin ose zvogëlojnë inflamacionin në trup, shkruan Parade.
Cilat janë këto ushqime? Përgjigjja? Ushqimet e skuqura. Ato përmbajnë nivele të larta yndyre, ndërsa reduktimi i kësaj të fundit ndihmon në menaxhimin e simptomave të inflamacionit kronik.
Një studim i publikuar në vitin 2021 mbi minjtë zbuloi se konsumi i yndyrës (që gjendet në patate të skuqura dhe çdo gjë tjetër si ëmbëlsira, byrekë, etj.) përkeqëson sëmundjet metabolike si diabeti më shumë sesa yndyrat e ngopura (që gjenden tek gjalpi dhe mishi i kuq).
Por, mënyra sesi i gatuani ushqimet e skuqura ka shumë rëndësi. Ngrohja e tyre në temperatura të larta mund të rrisë prodhimin e yndyrave duke çuar në rritje të nivelit të glikemisë, e për pasojë të sëmundjeve të tjera kronike, citon Anabel.
Ndaj, kujdes me ushqimet e skuqura nëse keni shenja inflamacioni! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë