LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet marrëveshja e pronësisë tek Chelsea, londinezët mund të bëhen me president të ri

Zbulohet marrëveshja e pronësisë tek Chelsea, londinezët mund të bëhen me president të ri

Todd Boehly mund të zëvendësohet si president i Chelseat pas tri vitesh, ka bërë të ditur një raportim nga mediumi i njohur anglez The Telegraph.

Amerikani ka tronditur botën e futbollit kur ai dhe Clearlake Capital morën në pronësi klubin nga Roman Abramovich në 2022.


Në dy vitet që pasuan, “Blutë e Londrës” kanë shpenzuar mbi 1 miliardë euro në transferime, kanë ndërruar katër trajnerë, por edhe kanë dështuar që të fitojnë një trofe.

Siç u raportua ekskluzivisht nga The Telegraph, amerikani mund të largohet nga roli i tij si president i klubit pas tri vitesh, për shkak të nja marrëveshje pronëise të arritur mes pronarëve të Chelseat.

Kjo marrëveshje dikton se pronarët mund të ndryshojnë presidentin e klubit çdo pesë vjet, që do të thotë se Boehly mund të zëvendësohet në 2027 në rast se figurat kyçe të Clearlake Capital, Behdad Eghbali dhe Jose Feliciano, propozojnë një emër të ri për atë post.

Marrëveshja e supozuar është më shumë një opsion se sa një obligim, që do të thotë se Boehly mund të mbetet në krye të Chelseat në rast se Clearlake refuzojnë pra të propozojnë një emër.

Chelsea nuk e ka ndërmend të ndalet me shpenzime - e bën prioritet transferimin e top yllit
Lexo po ashtu Chelsea nuk e ka ndërmend të ndalet me shpenzime - e bën prioritet transferimin e top yllit

Raporti shton më tutje se ndikimi i Eghbalit në klub është rritur mjaft shumë vitin e kaluar, në mesin e kritikave që u drejtuan tek Boehly.

Për më shumë, besohet se Boehly nuk e ka në plan që të heq dorë nga pozita e tij, ndërsa për momentin nuk ka sugjerime se Eghbali dhe Feliciano do dëshironin që ta zënë vendin e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Futbollistët e Cityt do ta mbajnë gjatë në mendje natën e mbrëmshme, tifozët e Arsenalit kanë bërë diçka speciale

Futbollistët e Cityt do ta mbajnë gjatë në mendje natën e mbrëmshme, tifozët e Arsenalit kanë bërë diçka speciale

Premier League
Vitor Roque i ofrohet gjigantit italian

Vitor Roque i ofrohet gjigantit italian

La Liga
Tebas konfirmon transferimin e Mbappes te Real Madridi

Tebas konfirmon transferimin e Mbappes te Real Madridi

La Liga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Konfirmohet emri i lojtarit të parë që pritet të largohet nga Barcelona në verë

Konfirmohet emri i lojtarit të parë që pritet të largohet nga Barcelona në verë

La Liga
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori