LAJMI I FUNDIT:

Lloga në Arabinë Saudite: Digjitalizimi është me rëndësi të veçantë për Maqedoninë e Veriut

Lloga në Arabinë Saudite: Digjitalizimi është me rëndësi të veçantë për Maqedoninë e Veriut

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, po qëndron për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ndërsa është takuar me homologun e tij, Waleed Mohammed Al Smani. Në kuadër të vizitës, ministri Lloga, i shoqëruar nga përfaqësues të disa institucioneve të RMV-së, bëri vizita në disa institucione për t’u njohur nga afër me sistemin e drejtësisë në Arabinë Saudite.

Në takim, ministri Lloga e njohu kolegun e tij me të gjitha aktivitetet që ai ndërmerr në kuadër të resorit të tij, me qëllim të reformimit të suksesshëm të sistemit të drejtësisë përmes grupeve dhe trupave të ngritura të punës, si dhe Strategjinë e miratuar së fundmi për drejtësi, sipas së cilës do të zhvillohet procesi i reformave.


“Mbretëria e Arabisë Saudite ka një nga dixhitalizimet më të zhvilluara në botë, gjë e cila dëshmohet me mbajtjen e më shumë se 90% të seancave online. Pikërisht për këtë Ministri Lloga thekson se është e një rëndësie të veçantë për RMV-në, si vend kandidat për anëtarësim në BE, që bashkëpunimi të fokusohet fillimisht në mbështetjen eksperte dhe teknike për digjiitalizimin e suksesshëm të gjyqësorit”.

“Ata bashkërisht diskutuan ngjashmëritë dhe dallimet në dy sistemet e drejtësisë, në mënyrë që përmes shkëmbimit të përvojave të kontribuojëhet në aplikimin e suksesshëm në praktikë. Me vëmendje të veçantë, ministri Valet ndoqi prezantimin e kolegut të tij dhe premtoi ndihmë dhe mbështetje duke dërguar ekipin më të mirë në RMV për t’u njohur me punën e Këshillit TIK në Ministrinë e Drejtësisë, me çka në mënyrë të drejtëpërdrejtë do tu ndajë ndihmën e ekspertëve, krijimin dhe zbatimin e një sistemi të ri softuerik për të siguruar me sukses sundimin e ligjit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Në fund të takimit, të dy ministrat i premtuan njëri-tjetrit se fokusi do të jetë në realizimin me sukses të aktiviteteve të dakorduara.

Në trend Lajme

Më shumë
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Lajme
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

Lajme
Kalo në kategori