Një dyqan i veshjeve të shtrenjta dhe me marka të njohura të modës në Zveçan, që është pronë e nënkryetares së komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq është djegur në ora 00:45 të së premtes.
Vetë Tomaniq ka thënë se dëmi është i madh, derisa ka shtuar se dyshon në Listën Serbe dhe në të ashtuquajturën ‘Severna Brigada’, pasi siç tha ajo, kanë politika të kundërta.
“Dyshoj në ‘Severna Brigada’ dhe në Listën serbe se e kanë kryer këtë akt. Kjo për faktin se unë jam e punësuar në një institucion të Republikës të Kosovës, ku politikat tona janë në kundërshtim me atë të tyre”, tha ajo.
Tomaniq ka bërë të ditur se zjarri në lokalin e saj ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate me koktej molotovi, derisa i ka dërguar KosovaPress-it edhe videon pas zjarrit.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se i është vënë zjarri dyqanit të saj të rrobave.
Rasti ka ndodhur sot në Zveçan në ora 00:45.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin butikut të saj, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar”, thuhet në raport. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare