LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Ditën e Gruas: Synimi i qeverisë për barazi e drejtësi nuk ka alternativë

Kurti në Ditën e Gruas: Synimi i qeverisë për barazi e drejtësi nuk ka alternativë

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Grave, është përmendur kauza e përbashkët e grave dhe vajzave që kanë kontribuar në ndërtimin e paqes, ndërtimin e institucioneve dhe demokracisë së vendit.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se synimi i Qeverisë së Kosovës për barazi e drejtësi nuk ka alternativë.

Prandaj është shprehur se janë bashkë në përpjekjet për luftën për barazi.


“Synimi jonë për barazi dhe drejtësi nuk ka alternativë. Politikat feministe po e ruajnë dhe përparojnë demokracinë ngado sot. Ato e kanë fituar luftën politike sepse tash nuk ka dyshime se këto të dyja mund të ecin vetëm bashkë. Ky është shteti që punojmë për çdo ditë. Demokrat po, por edhe feminist gjithsesi”, tha Kurti.

I pari i vendit ka përmendur shtesat për lehona dhe fëmijë, skema nga të cilat sipas tij janë përfituese rreth 40 mijë lehona dhe rreth 400 mijë fëmijë. Derisa sipas Kurtit mbi 90 mijë gra kanë hapur llogari bankare për herë të parë.

“Qeveria jonë ka qenë e përkushtuar që ndryshimin për barazi sociale ta nis edhe në sektorët publikë me strategji specifike për përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve tona. Fuqizimi i pozitës së grave në shoqëri, veçanërisht fuqizimi i pozitës ekonomike të saj është njëra ndër ndryshimet thelbësore që qeveria jonë ka shtyrë përpara që nga fillimi i mandatit”, ka thënë Kurti.

Kurti ka përmendur se sipas parashikimeve të Bankës Botërore, Kosova në vitin 2024 pritet ta ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon.

Ai u zotua se do tu japin shtysë projekteve zhvillimore dhe mbështetjes sociale për jetesën e mirë dhe barazinë në republikë demokratike.

Në QKUK për herë të parë mund të bëhet rikonstruktimi i gjirit për gratë që e kanë mposhtur kancerin e gjirit, ndërkaq mamografia si masë parandaluese dhe diagnostifikuese është falas për të gjitha qytetaret e Republikës.

“Për herë të parë ofrohet vaksina kundër HPV-së për grupmoshën e caktuar si parandalues kundër kancerit të qafës së mitrës, ndërkaq pajisjet për fertilizim të asistuar tashmë janë gati të funksionalizohen në QKUK”, shtoi Kurti.

Gjatë konferencës së organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, u tha se sot shënohet 20-vjetori i Ligjit të parë për barazi gjinore.

Ndërsa U.D. Drejtoreshës Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje ndaj të gjitha grave dhe vajzave kosovare pa dallim etnie që kontribuuan në ekonominë e vendit, në skemën politike e publike, në administratë, ndërmarrësi dhe në përpjekje të përhershme për ta balancuar jetën profesionale dhe atë private. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Lajme
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Lajme
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
Kalo në kategori