LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mban takimin me Puman, në horizont marrëveshja që mund tu sjell katalanasve miliona euro

Barcelona mban takimin me Puman, në horizont marrëveshja që mund tu sjell katalanasve miliona euro

Furnizuesi i ardhshëm zyrtar i fanellave të Barcelonës mbetet një mister edhe pse klubi ka një kontratë aktuale me Nike deri në vitin 2026 me opsion zgjatje deri në vitin 2028.

Një marrëdhënie që ka zgjatur që nga viti 1998, nga presidenca e Josep Lluis Nunez.

Por harmonia midis kompanisë Nike dhe klubit Blaugrana është përkeqësuar vitet e fundit dhe bordi i klubit duket i vendosur të bëjë një ndryshim për të rritur në mënyrë të ndjeshme të ardhurat që merr aktualisht.


Fanella e Barcelonës llogaritet si më me vlerë në botën e futbollit dhe për këtë ka disa marka të interesuara për të marrë drejtimin nga Nike.

Një prej tyre është Puma, e cila javët e fundit ka bërë një hap përpara për të marrë nën menaxhim Barcelonën.

Në anën tjetër bordi është duke menduar që të krijojë vetë markën që do të menaxhohej në bashkëpunim me markën gjermane Hummel. Në këtë rast, prodhimi do të bëhej në Turqi.

Barcelona po përgatitet t’i jap fund bashkëpunimit 26 vjeçar me Niken, klubi planifikon revolucion me fanellat
Lexo po ashtu Barcelona po përgatitet t’i jap fund bashkëpunimit 26 vjeçar me Niken, klubi planifikon revolucion me fanellat

Pas shumë fjalëve, Nike reagoi menjëherë dhe më 27 shkurt dërgoi një përfaqësi për të analizuar situatën me drejtuesit e Barcelonës, të kryesuar nga presidenti i saj, Joan Laporta.

Takimi është mbajtur, por nuk ka sjellë asnjë ndryshim në medimin e klubit për të ndryshuar prodhuesin e fanellave.

Barcelona dëshiron të dyfishojë 105 milionët që merr çdo vit nga Nike, duke shtuar edhe 85 milionët euro të tjera fikse dhe bonuset.

Bordi i Blaugranas aktualisht po shqyrton tre skenarë. Të vazhdojë edhe një sezon me Nike, ta prish kontratën për të krijuar markën e tyre ose të bijnë dakord për një kontratë të re me një furnizues të ri.

Barcelona po ballafaqohet me një problem të madh që mund të prishë planet e tyre për transferime gjatë verës
Lexo po ashtu Barcelona po ballafaqohet me një problem të madh që mund të prishë planet e tyre për transferime gjatë verës

Dhe në këtë skenar, këtë të enjte një përfaqësi e Puma e kryesuar nga CEO i saj, Arne Freundt, zbarkoi në Barcelonë, sipas ‘Jijantes’.

Bazuar në këtë informacion, ekspedita e markës gjermane zhvilloi një takim me presidentin Joan Laporta, zëvendëspresidentin sportiv Rafa Yuste dhe Manana Miorkadze.

Do të mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat, por ka gjasa të mëdha që Barcelona pas më shumë se 25 viteve do të largohet nga Nike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Kam pasur një bisedë të pakëndshme me Guardiolan" - Walker flet për momentin e ndarjes nga Man City

Premier League
Oferta e parë e Milanit për Gimenez u konsiderua fyese nga Feyenoordi

Oferta e parë e Milanit për Gimenez u konsiderua fyese nga Feyenoordi

Serie A
Serbëve iu pengon flamuri i Kosovës që ishte prezent në ndeshjen Barcelona-Valencia

Serbëve iu pengon flamuri i Kosovës që ishte prezent në ndeshjen Barcelona-Valencia

Ndërkombëtare
Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

Bundesliga
Real Madrid në situatë të ndërlikuar: Dy yjet e sulmit me oferta të mëdha, vështirë të mbahen

Real Madrid në situatë të ndërlikuar: Dy yjet e sulmit me oferta të mëdha, vështirë të mbahen

La Liga
Kalo në kategori