Këtë të martë, Inspektorati i Punës ia ka shqiptuar masën ndëshkimore prej një mijë euro kompanisë “Trepça” për mospagesën e 60 praktikantëve.
Ky është vendimi i dytë që i shqipton gjobë “Trepçës” pasi herën e parë më 2023 kur Inspektorati e kishte gjobitur “Trepçën”, kjo e fundit kishte ushtruar ankesë dhe ishte bërë edhe një riinspektim.
“Inspektorati i Punës si organ i shkallës së parë, anulon dhe rivendos vendimin 02V-50/23/1607 të datës 01.11.2023 dhe më 05.03.2024 nxjerrë këtë Vendim për shqiptimin e masës ndëshkimore”,thuhet në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.
Bazuar në nenin 4 të Ligjit për Inspektoratin e Punës ankesa ndaj vendimit nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Më 2 prill 2023, në Inspektorat kishte ushtruar ankesë praktikanti i grupit, Arsim Musa kundër kompanisë “Trepça”. Pas kësaj, Inspektorati më 12 maj 2023 ka gjetur se kompania nuk i kishte paguar praktikantët për punët që kishin kryer gjatë praktikës.
Inspektorati i kishte dhënë kohë tri ditë “Trepçës” të përmirësonte lëshimet që nuk janë përmirësuar as tash. Sipas gjetjeve të Inspektoratit, më 25 maj 2022 kishte publikuar konkursin për praktikantë.
“Mirëpo, pas pranimit të praktikantëve subjekti juridik “Trepça” nuk ka zbatuar detyrimet të cilat janë përcaktuar për aplikim sipas konkursit dhe ka cenuar të drejtat e tyre si në aspektin e marrëdhënies së punës po ashtu edhe në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë…”, thuhet në vendimin e Inspektoratit që vepron në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Çka përfitojnë fermerët që përdorin plehrat Feed Nature?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?