Ambasadori i ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves të martën i ka dorëzuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani letrat kredenciale.
Ambasadori i ri britanik përmes një videoadresimi ka thënë se është nder i madh për të shërbejë në një vend si Kosova.
“Jam shumë i lumtur që do të jetoj në këtë vend kaq frymëzues. Po pres me padurim të njihem me ju. Unë dhe familja jemi shumë të kënaqur që do të eksplorojmë malet e mrekullueshme që ka Kosova”, ka deklaruar ambasadori në videoadresim.
Hargreaves lëvdata të mëdha poashtu ka bërë edhe për ushqimin dhe gastronominë e Kosovës në përshtypjet e tij të para për vendin.
Ai thotë se admiron një vend si Kosova për shkak të diversitetit kulturor që ka ajo.
Ambasadori britanik tregon se për herë të parë ka qenë në Kosovë në vitin 2001, si punëtorë i qeverisë britanike.
“Sigurisht në atë kohë shumë njerëz kanë pasur trauma të thella. Institucionet e Kosovës drejtoheshin së bashku nga ndërkombëtarët dhe vendorët. E ardhmja e Kosovës ishte e pasigurt. Por nga ana tjetër, edhe atëherë kafja ishte e shkëlqyer dhe njerëzit dukeshin të lezetshëm, të vendosur dhe shumë të aftë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ambasadori thotë se kishte ëndërruar që një ditë të kthehet në Kosovë dhe të gjente atë një vend të qetë, të sigurt dhe me shumë prosperitet.
“Është kënaqësi tash të jesh këtu. Kosova tashmë ka bërë progres domethënës si një vend demokratik evropian, është një shtet multi-etnik. Jam shumë krenar për rolin që ka luajtur dhe ende luan Mbretëria e Bashkuar si një partnerë i ngushtë i Kosovës”.
“Ne kemi qëndruar krahë shtetit të ri të Kosovës që nga fillimi dhe e kemi promovuar atë në arenën ndërkombëtare në vendin që i takon”.
Hargreaves kujton se Britani ka punuar shumë me Kosovën në ndërtimin e institucioneve shtetërore, dhe për të garantuar siguri dhe të drejta të barabarta për secilin që jeton në Kosovë.
“Ne jemi vendi mik që dëshirojmë ta shtyjmë Kosovën drejt të ardhmes prosperuese evropiane. Unë do të sjelli më të mirën që Irlanda Veriore, Uellsi, Skocia dhe Anglia mund të ofrojnë”.
Ambasadori premton tutje se do të shtojë edhe më tej lidhjet mes grave dhe burrave, të rejave dhe të rinjve nga Kosova dhe Britania për të krijuar mundësi të reja dhe për të mësuar më shumë nga njëri-tjetri.
“Kosova dhe Britania ndajnë të ardhmen e përbashkët Evropiane si vende demokratike, gjithëpërfshirëse dhe që kanë shpresa për të ardhmen”.
“Është privilegj i madh që të jem këtu e të përfaqësoj Madhërinë e tij, Mbretin dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar. Faleminderit për mikpritjen tuaj”, ka deklaruar për fund në gjuhën shqipe ambasadori Jonathan Hargreaves.
Por kush është ambasadori i gjashtë i Britanisë së Madhe në Kosovë?
Ai ishte emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë në muajin nëntor të vitit të shkuar për ta pasuar Nicholas Abottin.
Hargreaves para se të emërohej për misionin e rij, kishte shërbyer si Përfaqësues Special i Mbretërisë së Bashkuar për Sirinë që nga viti 2020.
Nga viti 2017 deri në vitin 2020, ishte i angazhuar si zëvendësdrejtor në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID), në divizionin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.
Ndërkaq, për tre vjet radhazi nga 2014 deri në 2017-tën, Hargreaves e mbajti pozitën e shefit të Departamentit të Qeverisjes, Shoqërive të Hapura dhe Kundër Korrupsionit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?