LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një 54 vjeçar në Lezhë, të dyshuarit arratisen

Plagoset një 54 vjeçar në Lezhë, të dyshuarit arratisen

Një konflikt i disa ditëve më parë dyshohet se u bë shkak i plagosjes me armë të 54-vjeçarit A.P.

Sipas hetimeve paraprake, katër persona janë të dyshuarit e veprës, ku njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë.


Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik te nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni” në Rrilë, pasi janë rrezikuar nga të shtënat me armë.

54 vjeçari ishte duke lëvizur me makinën e tij, kur u qëllua.

Dyshohet se ka marrë një plumb në krah dhe aktualisht, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. /Tch/Telegrafi/