LAJMI I FUNDIT:

Nga reshjet e mëdha të shiut, shumë shtëpi rrezikohen të shkatërrohen nga rrëshqitja e dheut në Kaliforni – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Nga reshjet e mëdha të shiut, shumë shtëpi rrezikohen të shkatërrohen nga rrëshqitja e dheut në Kaliforni – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Reshjet e mëdha të shiut janë duke ua vështirësuar jetën disa banorëve në Kaliforni, që i kanë vilat e tyre luksoze të ndërtuar në maje të shkëmbinjve.

Jugu i Kalifornisë është goditur ditëve të fundit nga reshjet e mëdha të shiut, e kjo ka bërë që të ketë rrëshqitje të mëdha dheu, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet që kanë 20 milionë banorë – siç janë Los Angeles, Santa Barbara dhe San Luis Obispo.

Zonat pranë brigjeve si San Clemente dhe Dana Point njihen për vilat luksoze multimilionë dollarëshe, që çdo moment mund të rrëshqasin së bashku me dheun dhe të kenë pasoja fatale për banorët e atyre pronave.

Shumë prej tyre tashmë janë braktisur nga banorët, kurse pamjet e filmuara nga ajri tregojnë gjendjen reale në terren. /Telegrafi/