LAJMI I FUNDIT:

Durrsaku hedh 22-vjeçaren nga Venezuela nga kati i dytë i hotelit

Durrsaku hedh 22-vjeçaren nga Venezuela nga kati i dytë i hotelit

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mesditën kësaj të marte në Durrës, shumë pranë qendrës së qytetit.

Një vajzë nga Venezeuela dyshohet se e kanë hedhur nga kati i dytë i një hoteli, pranë Prefekturës.


Sipas informacioneve policore, dyshohet se 22-vjeçaren e ka hedhur nga godina një mashkull, me të cilin ndodhej në hotel, ndërsa në njoftimin zyrtar për mediat të uniformave blu thuhet se 22-vjeçarja është konfliktuar me një shtetas nga Shijaku.

“Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital.”

Fatmirësisht e reja ka rënë mbi çadrën e lokalit që ndodhej në katin e parë të godinës, duke shpëtuar pa pësuar dëmtime të rënda për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur zbritjen e vajzës nga çadra, ndërsa policia ka arrestuar personin që e ka shtyrë./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Lajme
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës

Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës

Lajme
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri

Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri

Siguri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
Kalo në kategori