LAJMI I FUNDIT:

Studenti shqiptar ia kujton Vuk Jeremiqit krimet serbe në Kosovë gjatë një ligjërate në Britani

Studenti shqiptar ia kujton Vuk Jeremiqit krimet serbe në Kosovë gjatë një ligjërate në Britani

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, kohë më parë ka qëndruar në Britani të Madhe.

Ish-kryediplomati serb ka marr pjesë në një forum, ku të pranishëm ishin edhe disa studentë.

Një prej tyre ishte edhe Leart Avazaj, student në University of Cambridge, i cili nuk lejoi që politikani serb të propagandojë në kurriz të Kosovës.


“Ju e nisët duke përmendur përvjetorin tuaj. Po i bashkohem punës së përvjetorëve dhe të them se këtë muaj shënohet 25 vjetori prej që45 shqiptarë ishin kidnapuar nga shtëpitë e tyre në fshatin e vogël të Reçakut dhe ishin vrarë nga trupat serbe. Në Serbinë e sotme, kjo konsiderohet teori konspirative, dhe ky është qëndrimi i shtetit serb, i atij shteti që ju i keni shërbyer dhe i të njëjtit shtet që ka vrarë 13 mijë civilë më 1998 e 1999 dhunoi mijëra gra më 1998/99 dhe i dëboi miliona shqiptarë jashtë shtëpive të tyre, përfshirë familjen time meqë ra fjala”, tha fillimisht studenti i matematikës.

“Unë nuk kam dëgjuar ndonjë kërkim-falje nga Serbia. E di se ju nuk e keni bërë një të tillë gjatë kohës si ministër i jashtëm. Dhe ju flisni për Milosheviqin si një përjashtim të rrallë: “Oh, ai ishte…diktator i çmendur, ai ishte Sadami ynë, tash s’kemi diçka të tillë… Epo, kjo qartazi është e pavërtetë. Sepse nëse e shihni Serbinë para Milosheviqit, për aq sa Kosova ishte e okupuar nga Serbia, planet për shfarosjen e shqiptarëve ekzistonin me Çubriloviqin, Andriqin… dhe nëse e shihni Serbinë pas Millosheviqit prej që ai e vrau veten, ju keni pasur (i ndërhyhet “ai vrau çka?”)”, shtoi Avazaj.

Studenti shqiptar ia kujtoi se në kohën e Milosheviqit, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte ministër i Informacionit.

“Ju i keni pasur disa nacionalistë të preokupuar në imazh që thoshin : “Oh, ne s’e duam Millosheviqin,” por që i thonë të njëjtat budallallëqe për Kosovën, dhe më pas keni dikë që po e udhëheq Serbinë qe 10 vjet që është pothuajse dishepulli i Millosheviqit, ai që ishte ministër i Informacionit në Qeverinë e Millosheviqit”, pohoi Avazaj.

Ai më tutje kërkoi një përgjigje nga Jeremiq rreth këtyre fakteve.

“Ndoshta ju mund të thoni, “Oh, këta 744 njerëz që u gjetën në Batajnicë që ishin vrarë në Kosovë dhe u çuan qindra kilometra larg në Serbi ndoshta e çuan veten në Serbi dhe u shtrinë të vdekur…” Ndoshta ky është versioni juaj i të vërtetës meqë duam të relativizojmë gjithçka. Pyetja ime është: si do të pajtoheni me këto fakte?!”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori