Funksionalizohet bursa e përbashkët energjetike Kosovë-Shqipëri, ambasadori Malaj: Ditë historike
Shqipëria dhe Kosova do të kenë një bursë të përbashkët për energjinë elektrike, për konkurrencë më të drejtë dhe çmime të besueshme.
Përfshirja në Alpex – bursa shqiptare e energjisë elektrike e themeluar në vitin 2020 – u inaugurua të hënën në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj e ka cilësuar historike këtë ditë për dy vendet.
“Sot ishte një ditë historike për sektorin e energjisë: u bë funksionalizimi i Bursës Shqiptare të energjisë elektrike ALPEX, midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”, ka shkruar Malaj në platformën X.
Ambasadori ka thënë se me këtë lidhje funksionimit të sistemit elektroenergjetik të Shqipërisë dhe Kosovës të jetë shumë më e fortë.
“Me këtë lidhje, vendet tona gëzojnë një platformë tregtuese që siguron efikasitet, konkurrencë të ndershme dhe transparencë, duke bërë që cilësia e funksionimit të sistemit elektroenergjetik të Shqipërisë dhe Kosovës të jetë shumë më e forte”, ka shkruar tutje Malaj.
Kryeministri Kurti tha se falë bashkëpunimit dypalësh, dy vendet kanë mundur të përballojnë krizat energjetike vitet e fundit.
Shqipëria u furnizua me energji të bollshme nga Kosova verën e kaluar dhe qytetarët e bizneset e Kosovës kaluan një dimër më të ngrohtë falë energjisë së marrë nga Shqipëria.
“Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një mjedis energjetik të qëndrueshëm, të sigurt dhe prosperues. Bashkë për bashkëpunim rajonal, zhvillim ekonomik, sinergji e transparencë dhe mjedis të fuqishëm të investimeve të sektorit priva”, deklaroi mes tjerash kryeministri Kurti./Telegrafi/
Sot ishte një ditë historike për sektorin e energjisë: u bë funksionalizimi i Bursës Shqiptare të energjisë elektrike ALPEX, midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Me këtë lidhje, vendet tona gëzojnë një platformë tregtuese që siguron efikasitet, konkurrencë të… pic.twitter.com/Sw1lMbO3Dz
— Ambassador Petrit Malaj (@petritmalaj) March 4, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
Minxhozi: Asnjë problem në qarkullimin e mallrave Shqipëri-Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze