Po përballesh me një bllokim kreativiteti? Zgjidhja është më e thjeshtë seç mendon
Gjithçka të duhet është një shëtitje, sidomos kur ke një bllokim kreativ
Kreativiteti, mesa duket, buron nga një shëtitje, vrapimi, apo shëtitja e qenushit dhe kjo shpjegon edhe pse ndonjëherë mund të kesh ide brilante teksa je duke ecur.
Shumë mendimtarë, duke nisur që nga Darwin e deri te Nietzsche, i cili që në vitin 1888 ka thënë: “Mos u besoni ideve që nuk lindin nga ajri i pastër dhe lëvizja”, të gjitha kanë mbështetur ecjen dhe aktivitetin në natyrë si burime të ideve të mira. Tanimë, edhe shkencëtarët bien dakord dhe pranojnë se ka një lidhje mes aktivitetit dhe kreativitetit.
Sipas Dr. Chong Chen, profesor asistent në departamentin e neuroshkencës në universitetin “Yamaguchi”, Japoni, “Çdo lëvizje mund të zgjojë mendimet kreative”.
Në studimin ku ai ka marrë pjesë, “The Effect of Brief Stair-Climbing on Divergent and Convergent Thinking”, tregohet se ka efekte pozitive në lindjen e kreativitetit dhe nxitjes së imagjinatës, edhe kur bëjmë aktivitete që zgjatin thjesht disa minuta, si për shembull: Ngjitja e shkallëve.
Alex Mclntosh, i cili është drejtori kreativ i “Create Sustain”, një kompani konsulence, thotë se kur i duhet një ide kreative dhe kthjelltësi mendore, thjesht vrapon ose ecën jashtë zyrës. “Unë nuk stërvitem, por e ndiej ndryshimin. Kur trupi im ndihet i ngurtë, edhe truri përshtatet me të, ndaj ndihem i bllokuar dhe i frustruar. Ndonjëherë, bëj një ecje të shpejtë për të qartësuar mendjen”.
Hulumtimet kanë treguar se ka dy aspekte kreativiteti.
Mendimi divergjent – lidhja mes dy gjërave të ndryshme, të cilat mund të duken në pamje të parë sikur nuk lidhen (rënia e mollës në tokë dhe teoria e gravitetit). Ky aspekt konsiderohet si të menduarit divergjent.
Mendimi konvergjent – peshimi i ideve vjen nga një proces mendor i kontrolluar dhe i qëllimshëm. (të dhënat e një fjalëkryqi).
Studimet tregojnë se mendimi divergjent është ai që shpesh njihet si “të menduarit jashtë kornizave” dhe pikërisht kjo lloj krijimtarie nxitet më së shumti nga aktiviteti fizik. Studime të shumta, kanë parë efektet pozitive të sporteve dhe aktiviteteve të ndryshme dhe kanë vënë re se njerëzit me një jetë aktive kanë më shumë krijimtari.
Nëse po mendon se puna apo jeta jote s’ka nevojë për kreativitet, mendo sërish, pasi shumë sfida me të cilat përballemi çdo ditë, duke nisur që nga përpilimi i një plani biznesi, përgatitja e një vakti të shëndetshëm, kombinimi i ditës, apo argëtimi i fëmijëve, kërkojnë kreativitet.
“Ne zakonisht e lidhim krijimtarinë me njerëzit që “bëjnë gjëra” artistike, si për shembull piktorë, arktitektë apo poetë”, thotë Dr. Christian Rominger, studiues i psikologjisë së shëndetit dhe më tej vijon: “Por, të gjithë ne kemi potencialin dhe nevojën për të qenë njerëz krijues”.
Si e ndihmon saktësisht aktiviteti fizik zhbllokimin e kreativitetit?
Prej kohësh dihet se ushtrimet i sjellin dobi trurit, si për shëndetin mendor, ashtu edhe për funksionin njohës.
“Kur kryhet rregullisht, aktiviteti fizik mund të shkaktojë ndryshime strukturore, si rritja e vëllimit të trurit, veçanërisht e zonës në të cilën aspektet njohëse, kujtesa, kontrolli i përqendrimit dhe përpunimit të informacionit”, shprehet Amir-Homayoun Javadi, ekspert në neuroshkencën konjitive. Rrjedhimisht, kjo i jep trurit më shumë potencial për të qenë krijues.
Por, sigurisht, mund të të duhet pak kohë, ndaj në rastet kur të duhet një ide më shpejt se zakonisht, sugjerohet “ushtrimi akut” (një seancë e vetme ushtrimi), i cili përmirëson përkohësisht qarkullimin e gjakut, sugjeron eksperti. Ecja dhe lëvizja do të sjellë oksigjen të freskët në tru dhe nxit proteinat që janë përgjegjëse për rritjen e qelizave të trurit, citon Anabel.
“Kjo është arsyeja pse ti mund të kesh arritur në një ide ose zgjidhje perfekte, pas një shëtitjeje ose vrapimi, edhe pse nuk e ke menduar me vetëdije idenë”, shprehet Javadi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje