PTHP: Urdhër për hetim ndaj dhjetë personave pas aksionit të djeshëm “Çibuk”
Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 10 personave të dyshuar për prodhim dhe tregtim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Aksioni policor është i koduar “Çibuk”.
“Gjatë ditës së djeshme, nën drejtimin e prokurorit publik në fjalë, zyrtarët policorë të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda kanë zhvilluar një operacion të suksesshëm të koordinuar policor me kodin “Çibuk”. Janë kryer bastisje në disa lokacione në Strumicë, Gjevgjeli, Demir Kapi, Strugë, Burgun e INP Prilep me rrethinë dhe janë ndaluar 8 persona dhe 13 thasë jute të bardhë me 193 thasë vakum me drogë narkotike marihuanë në sasi prej 99 kg e 630 gram janë gjetur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar.
Të gjithë të dyshuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe vendosjes në treg të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Sipas një procedure para-hetimore disamujore, është konstatuar se ata janë përfshirë në aktivitete të organizuara për tregtimin e lëndës narkotike pa leje, duke blerë, mbanë, transferuar, shitur dhe ndërmjetësuar shitje të paautorizuara.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit për tetë të dyshuarit, pasi vlerësojnë se ekzistojnë rrethana që arsyetojnë frikën nga rreziku i arratisjes dhe mundësinë për të penguar hetimin duke fshehur, falsifikuar apo asgjësuar gjurmët e veprës penale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare