LAJMI I FUNDIT:

​Liberalizimi i vizave, rreth 600 mësimdhënës u larguan nga Kosova

​Liberalizimi i vizave, rreth 600 mësimdhënës u larguan nga Kosova
Foto: Arkiv

Numri i nxënësve që kanë kërkuar dokumentet për të migruar jashtë vendit në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti shkollor dhe vetëm dy muaj pas liberalizimit të vizave, ka arritur në 267. Megjithatë, numri më i madh raportohet se është i mësimdhënësve.

Janë afër 600 mësimdhënës të cilët janë larguar jashtë vendit, e ku ka nga ata që dalin edhe pa e lajmëruar largimin nga puna. Ndërsa, nxënsit po kërkojnë flet kalimet me arsyen për bashkimi familjar dhe shkollim në një shtet tjetër.

Nga drejtuesit e Sindikatës së Arsimit dhe disa drejtor të shkollave, kjo gjendje nëpër shkolla po konsiderohet shqetësuese, madje ata theksojnë se nëse vazhdon ky fluks i largimit të nxënësve dhe mësimdhënësve, shkolla në vend do të mbesin të zbrazura.


Vetëm në shkollën fillore “Mihal Grameno”, në Fushë-Kosovë, kanë kërkuar flet-lëshim 75 nxënës dhe një mësuese.

Drejtori i kësaj shkolle, Ismet Gashi tha se këto fletë-lëshime për të lënë shkollën, nuk janë të fundit.

Sipas tij, edhe një numër tjetër i nxënësve janë në pritje të dokumenteve për t’u larguar nga shkolla.

“Shkolla “Mihal Grameno”, kemi 2300 nxënës dhe që nga shtatori e deri para dy jave të fundit, të paktën kemi 75 nxënësë të cilët i kanë marrë dokumente dhe kanë shkuar në botën e jashtme. Në mesin e këtyre nxënësve kemi edhe një mësuese që ka shkuar edhe ajo të jetojë në Gjermani. Këto javët e fundit kemi një paralajmërim, disa prindër të cilët janë duke pritur dokumentet deri sa ata do të pajisen më këto dhe pastaj mund të jetë edhe mundësia që edhe 22/23 nxënës të shkojnë në botën e jashtme.

Shkuarja e nxënësve në botën e jashtme sa është e mirë, është edhe sfiduese sepse gjithë këtë kontribut dhe këtë angazhim të mësimdhënësve të kësaj shkolle dhe punën që e bëjmë këtu, ata nxënës po e marrin me vete dijeninë atje dhe neve si shkollë po na e dëmtojnë cilësinë. Shkuarja atje po e varfëron inteligjencën e Kosovës. Sipas fjalëve janë bashkim familjar se i kanë familjarët e tyre atje dhe shkojnë për jetes më të mirë dhe kanë kërkuar bashkim familjarë”, tha Gashi.

Po ashtu, edhe drejtoresha e shkollës fillore “Gjergj Fishta”, Supije Zhitia ka treguar se numri i nxënësve ka rënë dhe se kanë pasur disa kërkesat për fletë-kalime me arsyetimet për bashkim familjarë jashtë vendit.

“Ndërkaq nga radhët e nxënësve pesë kërkesa, kemi dhënë flet-kalime me arsyetimin që dëshirojnë të bëjnë bashkim familjar me familjet e tyre që jetojnë në botën e jashtme. Sigurisht nuk është e mirëseardhur dhe jo e këndshme që numri të bie, edhe ashtu jemi në tendencë së rënies së numrit të nxënësve por kjo ka qenë shtesë. Liberalizimi në anën tjetër mendoj që nuk është e mirëseardhur, nataliteti ka rënë, për shkolla është brengë”, tha Zhitia për kp.

Ndërkaq, se shkollat do të mbesin edhe pa mësimdhënës e thotë nënkryetarja e Sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala.

Shala tha se liberalizimi i vizave është një rrugë e hapur për të ikur mësimdhënësit.

“Numri i mësimdhënësve të cilët po largohen nga Kosova, është në rritje në të njëjtën kohë përveç mësimdhënësve të cilët po largohen edhe me familjet e tyre duke i tërhequr edhe nxënësit nga shkollat. Nëse vazhdon një trend i tillë i mësimdhënësve dhe nxënësve, në një të ardhme, shkollat do të mbesin bosh. Kjo është një alarm që shkollat pa mësimdhënës për ata fëmijë që do të mbesin, kush do t’i mësoj.

Ndërsa, në vitin 2024, me liberalizimin e vizave, kemi mësimdhënës që fare pa bërë kërkesë po ikin nga vendi ynë dhe po ikin në Evropë për të gjetur vende e kushte më të mirë të punës, fare nuk po bëjnë kërkesa për pushim dhe vetëm po largohen. Numri sipas kryetarëve të sindikatave komunale, është diku afër 600 mësimdhënës tani më veçse nuk i kemi në shkollat tona. Nëse vazhdon një trend i tillë i ikjes së mësimdhënësve në një të ardhme që shkollat të mbesin pa mësimdhënës, sidomos për ata nga klasa e parë deri në të pestën, pa dashur të përjashtojë klasat e gjashta deri në të nëntën”, tha Shala.

E Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në një përgjigje me shkrim, kanë treguar se numri i nxënësve të cilat kanë kërkuar dokumentet e tyre për t’u larguar nga shkolla është 267.

“Numri i nxënësve të larguar nga institucionet para universitare (publike dhe private) në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti shkollor ishte 267. Kurse, në vitin shkollor 2022/2023, ky numër ishte 388”, kanë shkruar MASHT-i.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori