LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje nga shpërthimi i zjarrit në një banesë në Prishtinë

Policia jep detaje nga shpërthimi i zjarrit në një banesë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shpërthimin e zjarrit në një banesë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 16:16, transmeton Telegrafi.


“Rr. Shaqir Igrishta, Prishtinë 01.03.2024 – 16:16. Policia ka pranuar një informatë se një zjarr ka shpërthyer në një banesë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku është bërë evakuimi i një pjese të banorëve të ndërtesës. Zjarri është shuar nga ana e zjarrfikësve”, thuhet në raport të policisë.

Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë
Lexo po ashtu Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Gjithashtu, policia njofton se nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/