LAJMI I FUNDIT:

Klinika Zhan Mitrev 24 vjet – 1 milion ekzaminime dhe 400,000 histori suksesi

Klinika Zhan Mitrev 24 vjet – 1 milion ekzaminime dhe 400,000 histori suksesi

Standardet e larta në mjekësi, certifikata nga Joint Commission International, operacioni i parë i zemrës së hapur në Maqedoni janë vetëm disa nga arritjet e Klinikës Zhan Mitrev gjatë 24 viteve të ekzistencës.

Historia e Klinikës nis më 1 mars të vitit 2000, kur zyrtarisht filloi punën me kryerjen e operacionit të parë bajpas në Maqedoni, udhëhequr nga doktor Zhan Mitrev. Me këtë operacion u vendosën themelet e shërbimeve moderne mjekësore në Maqedoni dhe filloi ngritja e vazhdueshme e standardeve të shërbimit dhe kujdesit shëndetësor.

“Kam ndjesinë sikur ka qenë dje kur kemi filluar punën dhe në fakt kur kthej kokën pas kanë kaluar plot 24 vite me shumë punë dhe mund. Me shaka shpesh them se do të filloj të shkruaj memoare se si kemi filluar dhe deri ku kemi arritur, realisht nga një hapësirë e vogël tani kemi një Klinikë me standardet më të larta në rajon. Për të mbijetuar, për ta rritur dhe zhvilluar Klinikën ka qenë një sfidë e vërtetë sepse kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi një rrugë të mbushur me shumë pengesa. Pavarësisht gjithçkaje, ne vazhdojmë të ecim përpara dhe tashmë dihet se këtu pacienti merr shërbim të lartë mjekësor. Suksesi ynë matet nga historitë e suksesit të pacientëve tanë, nga numri i operacioneve, aplikimi i metodave moderne dhe vendosja e standardeve më të larta në kujdesin shëndetësor të njohura në nivel botëror nga autoritetet më të njohura shëndetësore”, shprehet Dr. Mitrev, duke iu referuar 24 viteve nga ekzistenca e Klinikës.

Sot, Klinika Zhan Mitrev është një qendër mjekësore moderne rajonale me procedura të plota diagnostikuese në shumë degë mjekësore, e mbështetur nga shërbimet e kirurgjisë moderne, anestezisë dhe kujdesit intensiv. Klinika disponon certifikatën e Vulës së Artë si një qendër shëndetësore me standardet më të larta në aspektin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit për sigurinë e pacientit, e dhënë nga Joint Commission International, duke e krahasuar Klinikën maqedonase me Klinikën Mayo. Certifikata eshtë marrë për herë të tretë në vazhdimësi për shtatë vjet.

Puna e deritanishme e Klinikës Zhan Mitrev deri më sot është shënuar me mbi 40,000 operacione, duke përfshirë metoda revolucionare në mjekësinë moderne si operacioni i parë me zemër të hapur tek pacient i zgjuar, operacion i kryer në vitin 2002, TAVI– Transcatheter Aortic Valve Implantation, një zëvendësim revolucionar i valvulës së zemrës dhe TEVAR – një qasje komplekse hibride ndaj aneurizmës së aortës torakoabdominale si dhe trajtime të sëmundjeve kongjenitale të zemrës. Më shumë se 1 milion ekzaminime janë kryer dhe mbi 400 mijë pacientë janë trajtuar në klinikë

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori