Në vendin e festivalit “Nova” në jug të Izraelit, ku u organizua një sulm vdekjeprurës nga persona të armatosur të Hamasit më 7 tetor, familjet dhe miqtë e pengjeve izraelitë filluan një marshim të gjatë drejt Jerusalemit.
Vendi i festivalit, afër Kibbutz Re’im, është vendi ku qindra izraelitë u vranë dhe qindra të tjerë u tërhoqën zvarrë në Gaza.
Marshuesit, duke mbajtur fotografi të atyre ende të zhdukur, po kërkojnë që qeveria e tyre të bëjë më shumë për të sjellë në shtëpi 134 pengjet e mbetura.
Shpresat e tyre janë rritur nga bisedat për një armëpushim në Kajro dhe Paris, shkruan bbc.
“Njëqind e dyzet e pesë ditë dhe netë të pafundme të mallit për të dashurit tanë”, tha Ronen Neutra, duke iu drejtuar turmës.
Djali 22-vjeçar i Ronen, Omer, ndodhet diku në Gaza.
“Ne u dërgojmë forcë dhe u kërkojmë të qëndrojnë pak më gjatë. Omer, edhe pak. Një marrëveshje është e mundur”, tha ajo.
Që kur ndërmjetësit amerikanë, egjiptianë dhe të Katarit u takuan fundjavën e kaluar në Paris, shtypi izraelit ka qenë plot me fjalë për një marrëveshje për të ndalur luftimet.
Asnjë dokument nuk është bërë publik, që përshkruan propozimet e fundit, por kur presidenti amerikan, Joe Biden tha se një marrëveshje mund të arrihet deri të hënën, spekulimet vetëm u shtuan.
Por si mund të duket një marrëveshje?
Mendohet se një armëpushim mund të zgjasë për gjashtë javë, kohë gjatë së cilës 40 pengje izraelite do të liroheshin gradualisht. Së pari do të liroheshin civilët dhe ushtarët gra.
Në këmbim, rreth 400 të burgosur palestinezë, disa prej tyre të dënuar për vepra të rënda terroriste, do të liroheshin nga burgjet izraelite.
Ushtarët izraelitë mund të largohen prej zonave më të populluara të Gazës dhe disa nga 1.8 milion palestinezët e zhvendosur shkaku i luftimeve mund të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre në veri.
Por, me bisedimet që vazhdojnë në Katar – ku ndërmjetësit egjiptianë dhe arab po kalojnë ndërmjet delegatëve izraelitë dhe të Hamasit – është e qartë se shumica e çështjeve janë ende në ajër.
Raportet sugjerojnë se ka ende mosmarrëveshje për numrin e të burgosurve palestinezë të liruar për çdo peng izraelit.
As nuk mendohet të ketë marrëveshje për largimin e ushtarëve izraelitë apo kthimin e palestinezëve në shtëpitë e tyre.
Por, Haim Tomer, ish shef i divizionit të Mossad, me përvojë në negociatat e mëparshme, tha se ishte optimist.
“Unë mendoj se jemi shumë afër”, tha ai duke shtuar se “nuk po them se me siguri do të shohim lirimin e pengjeve dhe të burgosurve palestinezë. Por, mendoj se negociatat po shkojnë përpara”.
Ai citoi komentet e liderit të Hamasit me bazë në Katar, Ismail Haniyeh, i cili tha të mërkurën se grupi mund të zbusë pozicionin e vetë për një marrëveshje.
“Çdo fleksibilitet që ne po tregojmë në negociata”, tha ai në një fjalim televiziv, “është për të mbrojtur gjakun e popullit tonë dhe për t’i dhënë fund dhimbjeve dhe sakrificave të tyre të mëdha në luftën brutale të shfarosjes kundër tij”.
Haniyeh vazhdoi duke thënë se Hamasi ishte i gatshëm të vazhdonte të luftonte nëse është e nevojshme dhe ai u bëri thirrje palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem që të sfidojnë kufizimet izraelite dhe të marshojnë në xhaminë al-Aqsa të Jerusalemit gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.
Referenca për “fleksibilitetin” tregoi se Hamasi mund të rishqyrtojë kërkesat – një përfundim i plotë i luftimeve dhe tërheqja totale e trupave izraelite nga Rripi i Gazës – të cilat kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka quajtur “mashtrim”.
Por, Hamasi ende nuk i është përgjigjur zyrtarisht propozimeve të hartuara në Paris.
Nuk dihet gjithashtu se çfarë mendon lideri i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, për marrëveshjen. Ai u filmua për herë të fundit në një tunel nëntokësor, diku nën Khan Yunis ose Rafah.
Ushtria guerile po asgjësohet ngadalë mbi të dhe qeveria izraelite është zotuar ta arreston atë.
Zyrtarët izraelitë kanë sugjeruar se autoriteti i Sinwarit ka rënë për toke pas pesë muaj e gjysme bombardime dërrmuese dhe shkaku i vdekjes së dhjetëra mijëra njerëzve të tij.
Raporte të tilla janë të vështira për t’u verifikuar, por një gjë është e sigurt – është gjithnjë e më e vështirë të komunikosh me njeriun që nisi sulmet e 7 tetorit.
Ndërkohë, familjarët dhe miqtë e pengjeve të mbetura janë në rrugë. Ata thonë se do të arrijnë të shtunën në Jerusalem.
A do të marrin lajme të mira kur të arrijnë atje? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit – çka na tregon e kaluara e Senatit?
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj