Një qytetar raportohet se në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik ka gjetur një shumë të parave dhe i ka dorëzuar ato në polici.
Bëhet fjalë për qytetari E.Dema i moshës 29-vjeçare, ndërsa rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30.
“Me datën 28.02.2023 rreth orës 16:30 qytetari E.Dema nga Kaçaniku, i moshës 29 vjeçar, në rrugën ‘Ismail Raka’ në Kaçanik ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Kaçanik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka lutur pronarin e vërtetë të këtyre parave të paraqitet në stacionin e policisë në Kaçanik, ç’do ditë nga ora 08:00-16:00 dhe të vërtetohet pronësia, në mënyrë që t’i dorëzohen mjetet.
“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt e ka falënderuar qytetarin E. Dema për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë”, thuhet tutje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251