LAJMI I FUNDIT:

Shqetësim i madh në mesin e zyrtarëve të Bidenit, se Izraeli mund të nisë një sulm tokësor në Liban

Shqetësim i madh në mesin e zyrtarëve të Bidenit, se Izraeli mund të nisë një sulm tokësor në Liban

Administrata amerikane dhe zyrtarë nga inteligjenca janë të brengosur se Izraeli planifikon sulm tokësor në Liban, që mund ta nisë në muajt e ardhshëm nëse përpjekjet diplomatike dështojnë që ta shtyjnë Hezbollahun jashtë kufijve verior më Izraelin, kanë bërë të ditur zyrtarë të lartë të kësaj administrate si dhe nga inteligjenca që janë të mirëinformuar me rastin, shkruan CNN.

Derisa vendimi përfundimtar nga ana e Izraelit akoma nuk është marrë, ekziston brenga brenda administratës së Bidenit për sulmin që sipas amerikanëve mund të fillojë në fillim të verës, transmeton Telegrafi.

“Operojmë me supozimin se operacionit ushtarak izraelit mund të ndodhë në muajt e ardhshëm”, tha një zyrtar i lartë në administratën e Bidenit.


Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se mbi 30 mijë persona janë vrarë nga fillimi i luftës
Lexo po ashtu Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se mbi 30 mijë persona janë vrarë nga fillimi i luftës

“Jo domosodshmërisht do të ndodhë në javët e ardhshme, me gjasë në verë”, shtoi ky zyrtar amerikan.

Në anën tjetër, lidershipi i Hezbollahut, që mbështetet nga Irani, ka shprehur haptazi mbështetjen për Palestinën dhe ka dënuar ashpër ofensivën izraelite në Gaza.

Ndërsa SHBA-ja është një ndërmjetës kyç në diskutimet për një pauzë në luftimet në Gaza, administrata Biden ka udhëhequr gjithashtu diskutime paralele me zyrtarët izraelitë dhe libanezë që, nëse do të ishin të suksesshme, do të krijonin një zonë tampon me milje të gjerë brenda pjesës jugore të Libanit. Kjo marrëveshje ka të ngjarë të shtyjë një sulmin izraelit, besojnë zyrtarët amerikanë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori