LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se mbi 30 mijë persona janë vrarë nga fillimi i luftës

Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se mbi 30 mijë persona janë vrarë nga fillimi i luftës

Nga ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar të Rripit të Gazas, është bërë e ditur se mbi 30 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, që filloi më 7 tetor, shkruan CNN.

Këto shifra të larta tregojnë gjendjen e tmerrshme në këtë pjesë, ku si rezultat i bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë izraelite janë zhvendosur shumica e popullatës, duke u krijuar një krizë humanitare, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, Izraeli është duke u ballafaquar me presion global për t’i dhënë fund konfliktit, por fushata e këtij vendi në Gaza vazhdon të mbetet në fuqi.

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar “një armëpushim të përkohshëm” në Kombet e Bashkuara, por në anën tjetër ka vënë veto për t’i dhënë fund menjëherë konfliktit.

Shifrat e të vdekurve shfaqin frikën për vuajtje tjera në Rafah, në jug të këtij qyteti, ku më shumë se 1 milion palestinezë janë strehuar – e Izraelit pritet të fillojë një ofensivë të re. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori