LAJMI I FUNDIT:

“Ishte raportuar i zhdukur, kishte mbi 80 mijë franga me vete”, prokuroria me detaje për rastin e 66-vjeçarit që u gjet i vdekur në Gjilan

“Ishte raportuar i zhdukur, kishte mbi 80 mijë franga me vete”, prokuroria me detaje për rastin e 66-vjeçarit që u gjet i vdekur në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dalë me detaje të reja në lidhje me rastin e një 66-vjeçari, i cili u gjet i pajetë në bodrumin e një ashensori në një ndërtesë në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Sipas prokurorisë, i njëjti ishte raportuar më 09 Janar 2024 si person i humbur, ndërsa është gjetur pa shenja jete më 26 Shkurt 2024.

“Në datën e lartcekur, rreth orës 22:45 minuta, nën ashensorin e një objekti banesor në Gjilan është gjetur pa shenja jete tani i ndjeri M.H. (1958), në të cilin objekt i njëjti ka banuar”, thuhet në njoftimin për media.


Gjendet pa shenja jete një person në bodrumin e një ashensori në Gjilan
Lexo po ashtu Gjendet pa shenja jete një person në bodrumin e një ashensori në Gjilan

Tutje, bëhet e ditur se pas raportimit si person i humbur, dyshimet e para kanë qenë në drejtim të veprës penale ‘Rrëmbimi’, pasi i njëjti pas lirimit nga qendra e paraburgimit në Lipjan, më 09 Janar 2024, kishte pasur me vete 86 mijë e 250 franga zvicerane.

“Prandaj, Prokuroria Themelore në Gjilan ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale dhe veprime të shumta hetimore. Pas gjetjes së personit të zhdukur, në çantën e tij është gjetur edhe shuma e lartcekur e të hollave prej 86 mijë e 250 franga zvicerane, si dhe 350 euro, tre telefona mobil dhe sende tjera personale”.

Prokurori i shtetit thuhet se ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Po ashtu, janë angazhuar ekspertë nga fakulteti teknik, me qëllim të ekspertimit të funksionalitetit teknik të ashensorit, janë bërë urdhëresa për ekzaminimin e telefonave dhe janë ndërmarrë veprime tjera hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori