Presidenti amerikan Joe Biden ishte parashikuar të fitojë me lehtësi zgjedhjet presidenciale demokrate në Michigan, pavarësisht nga një votë e konsiderueshme proteste për qëndrimin e tij ndaj luftës në Gaza, shkruan BBC.
Aktivistët kanë kaluar javët e fundit duke u kërkuar demokratëve të votojnë “të paangazhuar”, dhe dhjetëra mijëra zgjodhën ta bëjnë këtë, transmeton Telegrafi.
Kjo tejkaloi shumë pritshmëri, megjithëse projeksioni i fundit i CBS News sugjeron se Biden fitoi 80 për qind të votave në përgjithësi.
Ai falënderoi çdo banor të Michigan-it që bëri që zëri i tyre të dëgjohet sot”.
SHBA është një aleat i Izraelit, duke i ofruar miliarda dollarë ndihmë ushtarake.
Në fillim të këtij muaji, SHBA-ja vuri veton ndaj një rezolute të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, ndërsa propozoi një draft të vetin, duke kërkuar një armëpushim të përkohshëm.
Pozicioni i SHBA-së ka zemëruar shumë njerëz, duke përfshirë edhe vetë partinë e Bidenit, të cilët duan që presidenti të mbajë një qëndrim më të fortë kundër fushatës ushtarake të Izraelit.
Në një deklaratë që nuk i referohej votës së protestës kundër tij, ai përshëndeti arritjet e administratës së tij në shtet dhe nisi një sulm kundër rivalit të tij Donald Trump. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251