LAJMI I FUNDIT:

E veja e Navalnyt në Parlamentin Evropian: Putini nuk mundet me sanksione, ai është përbindëshi që vrau bashkëshortin tim

E veja e Navalnyt në Parlamentin Evropian: Putini nuk mundet me sanksione, ai është përbindëshi që vrau bashkëshortin tim

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya është duke iu drejtuar të pranishmëve në Parlamentin Evropian, shkruan Sky News.

“Bashkëshorti im kurrë nuk do ta sheh sesi të do të duket e ardhmja e Rusisë, por ne duhet ta shohim”, tha ajo, transmeton Telegrafi.

“Do të bëj më të mirën që ëndrra e tij të realizohet. E liga do të bie, dhe e ardhmja e bukur do të vijë”, shtoi Navalnaya.


Ajo vazhdimisht po duartrokitet derisa po mban fjalim në Parlamentin Evropian. Me raste gjatë fjalimit ajo po pauzon për shkak se është pushtuar nga emocionet.

Navalnaya theksoi se “përbindëshi” Putin nuk do të mundet përmes sanksioneve.

“Vladimir Putin nuk mund të mundet përmes sanksioneve. Nuk keni të bëni me një politikan, por me një përbindësh”, shtoi ajo.

Alexei Navalny do të varroset të premten në Moskë
Lexo po ashtu Alexei Navalny do të varroset të premten në Moskë

E veja e Navalny e quajti presidentin rus si “kreun e grupit të organizuar kriminal”  që ka “këlyshët” përreth tij.

“Janë dhjetëra miliona rusë që janë kundër luftës, kundër Putinit dhe të keqes që ai e sjell”, shtoi Navalnaya.

“Nuk duhet t’i persekutojmë, përkundrazi – duhet të punojmë me ta”, theksoi rusja.

Gjithashtu bëri të qartë se Putin “duhet të përgjigjet” për luftën e filluar në shtetin fqinj – Ukrainën si dhe për vdekjen e bashkëshortit të saj.

“Putini vrau bashkëshortin tim. Ai është torturuar për tre vite me urdhrat e Putinit”, tha ajo derisa i dridhej buza kur fliste. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori