LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Liverpoolit dalin me teori për sjelljen e Caicedos në finalen e Carabao Cup

Tifozët e Liverpoolit dalin me teori për sjelljen e Caicedos në finalen e Carabao Cup

Tifozët e Liverpoolit kanë një teori për Moises Caicedon pas asaj që ai bëri pas finales së Carabao Cup.

Reds mundën Blutë 1-0 në finalen e Carabao Cup në Wembley të dielën, me fituesin e minutës së 118-të të Vrigil van Dijk që theu zemrat e tifozëve të skuadrës londineze.


Tifozët e Liverpoolit u kënaqën duke parë lojtarë si Jayden Danns dhe Bobby Clark duke festuar pas ndeshjes, por emocionet e kundërta të dyshes së Chelseat, Moises Caicedo dhe Romeo Lavia gjithashtu tërhoqën vëmendjen.

Dalin pamjet se çfarë u bënë medaljeve Caicedo dhe Lavia pas humbjes së finales nga Liverpooli
Lexo po ashtu Dalin pamjet se çfarë u bënë medaljeve Caicedo dhe Lavia pas humbjes së finales nga Liverpooli

Të dy mesfushorët, respektivisht 22 dhe 20 vjeç, refuzuan kalimin në Anfield në favor të bashkimit me skuadrën e Mauricio Pochettinos.

Pas përfundimit të ndeshjes, Caicedo dukej i dëshpëruar teksa ishte i ulur në fushë, me Lavian – jo në skuadrën e ndeshjes të Chelseat – duke ecur në fushë për ta ngushëlluar.

“Trajneri i mirë bën diferencën. Caicedo do të kishte shkëlqyer nën Klopp”, postoi një tifoz në X.

Klopp u tall me formën e tij shkaku që refuzoi Liverpoolin për Chelsean, Caicedo ia kthen gjermanit
Lexo po ashtu Klopp u tall me formën e tij shkaku që refuzoi Liverpoolin për Chelsean, Caicedo ia kthen gjermanit

Një tjetër tifoz sugjeroi: “Caicedo do të ishte shumë më mirë nën Klopp dhe me (Alexis) Mac Allister aty me të, por ai e ka djegur vetën”.

Më shumë tifozë sugjeruan se vendimi i Caicedos për të punuar me Pochettinon para Kloppit ishte një vendim i keq.

“Ai patjetër do të bëhej një lojtar më i mirë. Pochettino është i keq, Klopp di të nxjerrë më të mirën nga lojtarët dhe Caicedo ka nevojë për zhvillim” shkroi një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Premier League
Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ndërkombëtare
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes

Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes

La Liga
Kalo në kategori