LAJMI I FUNDIT:

Ky “robot, mbledhës i mbeturinave” mund të rendit mbi 500 lloje plehrash në pak sekonda

Ky “robot, mbledhës i mbeturinave” mund të rendit mbi 500 lloje plehrash në pak sekonda

Robotët, ndër tjerash, tanimë po marrin përsipër edhe punën e klasifikimit të plehrave dhe shndërrimit të tyre në burime të vlefshme.

Dhe këtë po e bëjnë, jo çdo robot, por robotë inteligjentë që përdorin inteligjencën artificiale (AI), përcjell Telegrafi.


Ata, siç bëhet e ditur më tej, po përdoren për të identifikuar dhe ndarë lloje të ndryshme mbetjesh me shpejtësi dhe saktësi të jashtëzakonshme.

Këta robotë janë ideja e ZenRobotics, një lider global në riciklimin e zgjuar robotik.

Kështu, kompania ka lansuar së fundmi gjeneratën e saj të katërt të robotëve të klasifikimit të mbetjeve, të quajtur ZenRobotics 4.0, të cilët kanë veçori të reja dhe AI të përmirësuar për të optimizuar dhe përmirësuar efikasitetin e operacioneve të klasifikimit të mbetjeve.

Ndër tjerash, bëhet fjalë për një “mbledhës të mbeturinave” që mund të rendit mbi 500 lloje plehrash në pak sekonda. /Telegrafi/