LAJMI I FUNDIT:

Tentim kontrabande në Vërmicë – shoferi i autobusit deklaroi disa pajisje por jo të gjitha, sekuestrohet malli i fshehur

Tentim kontrabande në Vërmicë – shoferi i autobusit deklaroi disa pajisje por jo të gjitha, sekuestrohet malli i fshehur

Dogana e Kosovës ka njoftuar sot për një rast të parandalimit të kontrabandës me pajisje elektronike në pikën kufitare në Vërmicë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se pas ndalimit të një autobusi personi përgjegjës ka deklaruar se posedon 7 kuti me mbajtëse të telefonit, duke prezantuar edhe një deklaratë doganore shqiptare me pretendimin se ka paguar taksat doganore.


“Mjeti është selektuar për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nën asistencën e policisë. Kontrollimi është kryer detajisht dhe është hasur në mall të fshehur në pjesën e krevatit dhe në pjesët e ndryshme të bagazhit të autobusit. Pas hapjes së pakove është zbuluar malli – komplet për telefona i përbërë nga kufje, Power Bank, mbushës etj. në sasi totale 500 komplete me vlerë mbi 6000 euro”, thuhet në raport.

Malli gjithashtu është kontrolluar për marka të mbrojtura tregtare, mirëpo nuk ka të stampuar logon apo përshkrim tjetër që cenon të drejtën autoriale.

Mallrat ndalet përkohësisht deri në një vendim të ardhshëm nga Sektori i kundërvajtjes doganore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori