LAJMI I FUNDIT:

Foli kundër mafies, priftit italian i vunë zbardhues në kupën e verës

Foli kundër mafies, priftit italian i vunë zbardhues në kupën e verës

Një famullitar në jug të Italisë po bëhej gati të pinte një gllënjkë nga kupa e verës, kur kuptoi se ishte e mbushur me zbardhues në atë që besohet të ishte një kërcënim i lidhur me mafien italiane, shkruan The Guardian.

At Felice Palamara sapo kishte shenjtëruar kupën e ujit dhe verës përpara se të kremtonte eukaristinë gjatë meshës së mbrëmjes të shtunën në kishën San Nicola di Pannaconi në Cessaniti, një qytet i vogël në rajonin e Kalabrisë, dhe ndërsa po përgatitej të pinte prej saj, vuri re një erë të çuditshme.


Ceremonia u ndërpre kurse testet laboratorike të bëra më vonë konfirmuan se përzierja përmbante zbardhues, duke nxitur autoritetet e sigurisë të fillojnë hetimet, transmeton Telegrafi.

Palamara, i cili shpesh ka folur kundër Ndrangheta-s, organizatës mafioze që e ka origjinën në Kalabri, u tha mediave lokale se kishte marrë disa kërcënime me vdekje gjatë kohës që ishte në kishë.

Vetura e tij është vandalizuar dy herë në muajt e fundit.

Prifti, i cili ngado shoqërohet nga policia, ka shkruar në rrjetet sociale se: “hakmarrja e tij quhet dashuri dhe se mburoja e tij është falja”.

Ai është zotuar se nuk do të ndalet para pengesave dhe se nuk do të trembet nga errësira, duke u zotuar të vazhdojë punën e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori