LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një serb dhe një kosovar në Leposaviq, tentuan të kontrabandonin mallra

Arrestohet një serb dhe një kosovar në Leposaviq, tentuan të kontrabandonin mallra
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Leposaviq, pasi kishin tentuar të kontrabandonin mallra.

Arrestimi i tyre ka ndodhur ditën e diel, transmeton Telegrafi.


“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull kosovar dhe një mashkull me shtetësi serbe, pasi të njëjtit me automjetin e tyre (kombi), kanë tentuar që të kontrabandonin disa mallra. Të dyshuarit edhe pse nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu ndaluar, policia ka arritur që të ndaloj automjetin e dyshuar”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është në procedurë hetimore./Telegrafi/