Fiat ka zbuluar pesë koncepte të reja të cilat do të prodhohen në vitet e ardhshme.
Formacioni i ri i prodhuesit italian të veturave u njoftua në një video nga vetë shefi ekzekutiv i Fiat dhe CMO i Stellantis Global, Olivier Francois.
Modeli i parë nga kjo linjë do të zbulohet në korrik të këtij viti, ndërsa një automjet i ri do të dalë në treg çdo vit deri në vitin 2027, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
E para nga konceptet e reja është një veturë më e madhe se modeli aktual Panda.
Fiat thotë se ky model do të ofrohet me një mori sistemesh të ndryshme të fuqisë, ku përfshihen një instalim elektrik me bateri dhe motorë me djegie të brendshme.
Tjetri është një variant pickup. Fiat Strada është automjeti më i shitur në Brazil, andaj marka beson se mund ta përsërisë këtë sukses me pickup-in e ri.
Gjithashtu, është prezantuar edhe koncepti i një fastaback-u të madh i etiketuar si “trashëgimtar” i Fiat Fastback dhe Fiat Tipo.
“Fiat është një markë globale me 1.3 milion vetura të shitura vitin e kaluar dhe lidership solid në shumë pjesë të botës”, tha Francois, duke theksuar se prezantimi i serisë së re do të realizohet gjatë festimit të 125 vjetorit të markës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike
Citroen prezanton furgonin me dy koka
Hulumtim i ri: Veturat elektrike humbasin seriozisht fuqinë kur bie shi i madh!
Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE
Ylli me tre cepa i Mercedes feston 100 vjetorin, ja si ka evoluuar gjatë viteve
Jeep Renegade vjen me ndryshime teknologjike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron