LAJMI I FUNDIT:

Brnabiq: Me gjasë do të ketë zgjedhje të reja në Beograd

Brnabiq: Me gjasë do të ketë zgjedhje të reja në Beograd

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se në Beograd me gjasë do të ketë zgjedhje të reja, e jo zgjedhje të përsëritura, duke shtuar se është e sigurt se në zgjedhjet e kaluar “nuk ka patur vjedhje as edhe të një vote”, dhe pranoi se kurrë nuk do të mbështesë një hetim ndërkombëtar për zgjedhjet e 17 dhjetorit.

“Edhe pse rezultatet e matjes se opinionit publik tregojnë se rezultat e zgjedhjeve të reja do të ishin pothuajse identike me ato të dhjetorit, personalisht konsideroj se lista e “Aleksandar Vuçiqit – Serbia nuk guxon të ndalet”, do të arrinte një fitore bindëse, dhe se pa ndihmën e askujt do të mund të formonte qeverinë”, ka thënë Brnabiq gjatë një interviste dhënë për mediat serbe.

Një pjesë e opozitës në Serbi akuzojnë qeverinë për vjedhje në zgjedhje, që SNS-ja i mohon kategorikisht këto pretendime, transmeton Telegrafi.


Ajo ritheksoi opinionin që sipas saj do të ishte zgjidhja më e mirë e krizës në Beograd – “pra formimi i qeverisë së re sepse në të kundërt do të humben pa nevojë të paktën gjashtë muaj”.

“Koha është e çmuar dhe nuk kemi luksin ta humbim, në veçanti kur dihet se në zgjedhjet e reja rezultatet do të jenë pothuajse identike me ato të dhjetorit të kaluar”, tha Brnabiq.

Ajo potencoi se zgjedhjet e dhjetorit ishin legjitime duke pretenduar se në Beograd kishte kontrolle të rrepta “sa që miza nuk ka mundur të fluturojë, e lëre më të ketë vjedhje votash”.

Ndryshe pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kanë akuzuar Serbinë për parregullsi të mëdha në zgjedhjet e vitit të kaluar, duke kërkuar një ekip ndërkombëtar që do të hetonte këto parregullsi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Kalo në kategori