LAJMI I FUNDIT:

Chelsea bën historinë në Ligën Premier duke shitur biletën më të shtrenjtë të të gjitha kohërave

Chelsea bën historinë në Ligën Premier duke shitur biletën më të shtrenjtë të të gjitha kohërave

Chelsea ka bërë historinë në Ligën Premier duke shitur biletën më të shtrenjtë të të gjitha kohërave për duelin qe do të luajnë në prill ndaj Manchester United.

Todd Boehly dhe Clearlake Capital kanë zemëruar tifozët e Chelseat pasi vendosën një çmim jashtëzakonisht të lartë në vlerë prej 5 mijë eurosh, për tifozët që duan të përcjellin këtë takim mbrapa shpinës së Mauricio Pochettinos.


Kjo biletë është pjesë e ‘Dugout Club’ të Chelseat, aty ku përfshihet një paketë premium mikpritjeje e cila premton ulëse luksoze dhe një pamje unike dhe të favorshme drejt Pochettinos.

Personat që blejnë këto bileta do të kenë gjithashtu mundësinë që të takojnë lojtarët pas mbërritjes së tyre në “Stamford Bridge” dhe të shijojnë paketën ekskluzive ‘Club Chelsea’ para dhe pas ndeshjes.

Paratë e shitjes së Chelseat të Abramovich janë ende të ngrira, 3 miliardë euro nuk shkuan për rimëkëmbjen e Ukrainës
Lexo po ashtu Paratë e shitjes së Chelseat të Abramovich janë ende të ngrira, 3 miliardë euro nuk shkuan për rimëkëmbjen e Ukrainës

Manchester City më herët kishte mbajtur rekordin për biletën premium më të shtrenjtë ndonjëherë, e cila kishte vlerë prej 4 mijë e 200 euro, ndërsa Ëest Ham United ofronte një biletë në vlerë prej 4 mijë eurosh e cila përfshinte një udhëtim me helikopter mbi horizontin e Londrës.

Për më shumë, zyrtarë nga klubet rivale të Ligës Premier janë shokuar nga çmimi i biletave të Chelseat.

“Nuk mund të ketë një biletë më të shtrenjtë në ligë sesa 5 mijë euro”, ka thënë një burim për mediumin The Telegraph, teksa një tjetër zyrtar i Ligës Premier ka thënë se janë të habitur nga çmimi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën

Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona

Sport
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Premier League
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori