LAJMI I FUNDIT:

Kosova merr fitore bindëse ndaj Estonisë në Alanya

Kosova merr fitore bindëse ndaj Estonisë në Alanya

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive. Pas fitores kundër Hong Kongut (1:0), në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Turkish Women’s Cup” në Alanya, Dardanet kanë triumfuar me rezultat bindës ndaj Estonisë, 3:0.

Të përzgjedhurat e Anneli Andersen kanë dominuar plotësisht që nga fillimi i ndeshjes, teksa rezultati është zhbllokuar në minutën e 15-të, kur Modesta Uka ka shënuar me gjuajtje mjeshtërore nga distanca pas asistimit të Donjeta Halilajt.


Loja e mirë e Dardaneve solli golin e dytë në minutën e 29-të, kur Elizabeta Ejupi shënoi nga brendësia e zonës pas një kundësulmi të shpejtë dhe asistimit të Erëleta Memetit.

Ende pa kaluar tre minuta epërsia e Kosovës u trefishua. Kësaj radhe Elizabeta Ejupi doli në rolin e asistentes për Valentina Metajn, e kjo e fundit nga afërsia e parabolloi portieren estone për 3:0.

Në pjesën e dytë Dardanet e menaxhuan mirë lojën dhe duke pasur parasysh epërsinë e krijuar nuk shpenzuan shumë energji, duke e ruajtur atë për ndeshjen e fundit të këtij turneu, ku do të ballafaqohen me Indinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori