LAJMI I FUNDIT:

Escobar: Duam njohje formale të Kosovës nga Serbia

Escobar: Duam njohje formale të Kosovës nga Serbia

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se pajtohet me deklaratën e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, se duke njohur dokumentet doganore dhe targat, Serbia ka bërë dy hapa të rëndësishëm drejt njohjes së Kosovës.

“Po, do të pajtohesha me Jim (O’Brien) dhe ai ka të drejtë për këtë. Tani, ajo që duam është që ato të jenë të përhershme dhe duam që ato të jenë formale”, ka thënë Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhën Serbe).


Ai  gjithashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për faktin se qeveria e Kosovës nuk po i trajton si partner dhe nuk po punon për sigurinë rajonale.

Escobar: Jemi të shqetësuar, Qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner
Lexo po ashtu Escobar: Jemi të shqetësuar, Qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner

“… mendoj se deklaratat tona publike janë tregues se si po shkojnë marrëdhëniet në nivel diplomatik dhe politik. Pra, ne jemi të shqetësuar për faktin se qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner. Ata nuk po konsultohen me ne. Ata nuk po punojnë me ne për sigurinë rajonale. Dhe më e rëndësishmja, ata po bëjnë gjëra që në dukje po dëmtojnë dialogun në të cilin Shtetet e Bashkuara janë angazhuar plotësisht”, ka thënë Escobar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori