LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ka ndodhur me Deulofeun dhe pse Barcelona me klubet tjera po i dërgojnë atij urimet më të mira?

Çfarë ka ndodhur me Deulofeun dhe pse Barcelona me klubet tjera po i dërgojnë atij urimet më të mira?

Barcelona është solidarizuar me ish-sulmuesin e tyre Gerard Deulofeu i cili mund të pensionohet nga futbolli në moshën 30-vjeçare për shkak të lëndimeve.

“Qëndro i fortë, @gerardeulofeu! 💪💙❤️”, ka shkruar Barcelona në rrjetin social X (ish-Twitter) pas rrëfimit të lojtarit se ai mund të mos rikuperohet asnjëherë nga lëndimi.


“Unë nuk mund të bëj atë që dua për një kohë të gjatë, unë nuk kam luajtur që një vit. Nuk mund të them shumë, por po kaloj në një provë. Ju nuk mund ta imagjinoni atë që jam duke kaluar”, ka thënë Deulofeu.

“Unë po mundohem të rikuperohem në çdo mënyrë, por e kam pranuar idenë se mund të mos rikuperohem më asnjëherë. Unë kisha një lëndim në 2022, gjuri im ishte i traumatizuar, por ia dola që të rikuperohem, por gjithashtu jam duke u përgatitur edhe për një karrierë pas futbollit”, është shprehur ai.

Klubet tjera ku ka luajtur Deulofeu si Watford dhe Everton gjithashtu kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj lojtarit.

Spanjolli nuk ka luajtur që një vit dhe paraqitja e tij e fundit daton në janar të 2023. Ai ishte në fushë për vetëm 13 minuta para se të pësoi një tjetër lëndim në të njëjtin gju./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori