Një sasi e madhe lënde narkotike e llojit heroinë është zbuluar nga Policia e Kukësit në bashkëpunim me shërbimin doganor të Shqipërisë dhe Kosovës, në pikën kufitare të Morinës.
Në kuadër të operacionit “Koordinimi”, u bë i mundur arrestimi i 39-vjeçarit nga Peja A. K, 39 vjeç, i cili kishte fshehur në makinën e tij plotë 11 kg heroinë.
A.K. po tentonte të hynte në Shqipëri me mjetin “Volkswagen”, kur u ndalua nga efektivët e policisë dhe u kontrollua me qen antidrogë.
Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251