LAJMI I FUNDIT:

Duket si i pastrehë, por ka pasuri milionëshe në Gjermani – pensionisti tregon se shpenzon vetëm 5 euro në muaj për ushqim

Duket si i pastrehë, por ka pasuri milionëshe në Gjermani – pensionisti tregon se shpenzon vetëm 5 euro në muaj për ushqim

Historia e pensionistit Heinz B. nga qyteti gjerman i Darmstadt habiti shumë njerëz. Ai duket si një i pastrehë, por në fakt është milioner.

I moshuari 80-vjeçar është shumë kursimtar, jeton me ushqime të hedhura dhe zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë marramendëse, raporton BILD.

Kur gazetarët e takuan dy vite më parë, ai kishte shtatë shtëpi dhe dy apartamente, ndërsa në llogaritë bankare kishte 500 mijë euro të kursyera, transmeton Telegrafi.

Tani i kanë mbetur vetëm 15 euro kursime sepse së fundmi ka tërhequr 700 mijë euro dhe ka blerë shtëpinë e dhjetë! Ai deponoi 100 mijë euro në një bankë tjetër.

“Jetoj me kursim, kështu jam rritur”, tha ai.

Heinz B. është një inxhinier elektrik që merr pension prej 3750 eurove çdo muaj. Luksi i tij i vetëm është një laptop dhe lidhja me internet. Ai nuk dëshiron të ketë telefon të mençur.

“Kjo do të më kushtonte 10 euro shtesë në muaj”, tha ai.

Pensionisti tregon se për ushqim nuk shpenzon më shumë se pesë euro në muaj. Herë pas here blen vaj ose diçka për zierje në tigan, por pjesa më e madhe e ushqimit që gjen është në koshin e plehrave.

“Njerëzit janë shpërdorues dhe hedhin aq shumë sa mund të ushqesh gjithë familjen! Për shembull, ata blejnë një pako me salsiçe, hanë një dhe pjesën tjetër e hedhin në kosh”, thotë Heinz B.

Fqinjët, ushqimin që duan ta hedhin, e lënë në gardhin e oborrit të tij ndërsa ai i furnizon me sende të ruajtura mirë nga mbeturinat e gjetura.

Domethënë, pensionisti mbledh gjithçka që mundet dhe i transporton me një biçikletë të vjetër. Ai i mban gjërat në pronën e tij.

Më së shpeshti blen prona në të cilat mund të arrijë me biçikletë gjersa të gjitha prishjet i riparon vetë.

“Mjeshtrit kërkojnë 55 euro për gjysmë ore punë. Qiraja gjithsesi është e vështirë për t’u paguar ndaj ku mund ta paguaj”, tregon ai.

Kur u pyet se kush do ta trashëgojë pasurinë e tij, ai u përgjigj “nuk e kam idenë. Unë kam disa kushëri të largët, por ata nuk mund të paguajnë tatimin mbi trashëgiminë. Ndoshta do t’ua jap shtëpitë qiramarrësve”. /Telegrafi/

 

Në trend Botë

Më shumë
G7 përfundon takimin e nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën

G7 përfundon takimin e nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën

Botë
Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Botë
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Botë
Liderët botërorë në samitin e G7 e befasojnë kancelarin gjerman me urimet për ditëlindjen e tij

Liderët botërorë në samitin e G7 e befasojnë kancelarin gjerman me urimet për ditëlindjen e tij

Botë
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori