Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Janar të vitit 2024 në Shqipëri, fiksohet në 3.8%.
Ky indeks tregon ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguara për konsumin e mallrave dhe shërbimeve. Sipas Eurostat ky tregues makroekonomik fiksohet në 4%.
Ndonëse në të dyja rastet inflacioni përllogaritet nga i njëjti institucion, kjo diferencë në matje vjen për shkak të peshës që i jepet secilit grup në normën e inflacionit, si dhe te numri i produkteve dhe shërbimeve që merren në analizë. Këto ndryshime në pesha janë të theksuara sidomos sa i përket transportit dhe grupit të “qira, ujë, lëndë djegëse, energji”
Në muajin Janar 2024, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 3.8 % dhe rritja më e madhe e çmimeve, vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6% , pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5.8 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4.3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4.2 %, “Shërbimi arsimor” me 4.1 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.4 %, “Veshje dhe këpucë” me 2.7 %, “Shëndeti” me 2.0 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.9 % dhe “Komunikimi” me 0.3 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2,7 %.
Në rritjen vjetore të këtij indeksi kanë kontribuar pozitivisht të gjitha grupet përveç transportit. Kontributin më të lartë e dhanë grupet si “Ushqime dhe Pije joalkolike’ me 1.97 pp, “Argëtim dhe kulturë” me 0.55pp dhe ”Hotele, restorante dhe kafene” me 0.46 pp. Ndërkohë që grupet e tjera kanë kontribuar më pak në rritjen e këtij indeksi, ky kontribut varion nga 0.01pp grupi “Komunikim në 0.25 pp grupi “ Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë’’.
‘Scan Intel’ ka analizuar gjithashtu të dhënat për të parë sesi renditet Shqipëria mes vendeve të Europës. Shifrat e publikuara tregojnë një mesatare të rritjes vjetore të çmimeve në Bashkimin Europian përgjatë muajit Janar me 3.1%. duke e renditur Shqipërinë mbi mesataren e BE-së. Nëse analizën e shtrijmë në nivel rajonal Shqipëria rezulton të ketë rritjen më të lartë të çmimeve, kjo rritje tejkalon edhe shtetet si Kroacia, Norvegjia, Austria etj . Nga ana tjetër, shifrat pozicionojnë Turqinë , Rumaninë dhe Serbinë si shtetet me rritjen më të lartë të çmimeve. Rritja e çmimeve në këto shtete varion nga 6.4% në 64.9%.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: 1.95 për qind interes për kompanitë që do të aplikojnë për kredinë hungareze
Komuna e Sarajit shënon progres të dukshëm në transparencë me mbështetjen e USAID-it!
Mexhiti: Kemi siguruar gjashtë autobusë ekologjik për NQP Shkupi
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj