LAJMI I FUNDIT:

Kosova fiton kundër Hong Kongut në Alanya

Kosova fiton kundër Hong Kongut në Alanya

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka nisur me fitore turneun “Turkish Women’s Cup” në Alanya të Turqisë.

Dardanet kanë regjistruar një fitore të sigurt, ndonëse me rezultat të ngushtë, 1:0, në ndeshjen e parë kundër Hong Kongut.


Edhe pse ka dominuar plotësisht në fushë dhe ka krijuar raste të shumta, Kosova ka realizuar vetëm një gol. Ishte Elizabeta Ejupi, e cila realizoi golin e fitores për të përzgjedhurat e Anneli Andersen, në minutën e 78-të.

Raste të mira për gol patën Kaltrina Biqkaj, Donjeta Halilaj dhe Valentina Limani, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Do theksuar se përzgjedhësja Andersen në këtë takim iu dha hapësirë për lojë lojtareve që kanë pasur më pak minutazh në të kaluarën, duke pushuar disa prej lojtareve titullare si Erëleta Memeti e Edona Kryeziu.

Kësisoj, Dardanet e kanë vazhduar serinë pozitive, pasi në fund të vitit të kaluar kanë avancuar në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e radhës në kuadër të turneut në Alanya, Kosova do të përballet me Estoninë, më 24 shkurt, derisa më 27 shkurt do të ndeshet me Indinë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Premier League
Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Ligat tjera
Kalo në kategori