LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti izraelit voton kundër themelimit të shtetit palestinez

Parlamenti izraelit voton kundër themelimit të shtetit palestinez

Parlamenti i Izraelit (i njohur si Knesset) ka votuar në favor të thirrjeve të Benjamin Netanyahut për të kundërshtuar dhe hedhur poshtë deklaratat e vendeve perëndimore për krijimin e një shteti palestinez.

Vetëm nëntë e kundërshtuan mocionin, me 99 vota pro, raporton skynews.

Kryeministri izraelit tha se një përpjekje për t’ia imponuar në mënyrë të njëanshme një shtet palestinez, “vetëm do të rrezikonte Izraelin dhe do të parandalonte paqen e vërtetë që ne të gjithë e kërkojmë”.


Ministri izraelit trondit opinionin me deklaratën: Lirimi i pengjeve nuk është gjëja më e rëndësishme për të cilën duhet të shqetësohemi
Lexo po ashtu Ministri izraelit trondit opinionin me deklaratën: Lirimi i pengjeve nuk është gjëja më e rëndësishme për të cilën duhet të shqetësohemi

Pozicioni izraelit është i tillë që çdo marrëveshje e përhershme me palestinezët do të duhej të arrihet përmes negociatave të drejtpërdrejta midis lidershipit palestinez dhe Izraelit – dhe jo me diktat ndërkombëtar.

“Populli i Izraelit dhe përfaqësuesit e zgjedhur janë të bashkuar sot si kurrë më parë”, tha pas votimit, Netanyahu.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdon t’i kërkojë Izraelit të marrë në konsideratë “të nesërmen” – çfarë do të ndodhë me Gazën dhe popullin palestinez pas përfundimit të luftës.

Politikanët izraelitë duhet të krijojnë një plan të duhur, me disa sugjerime se Autoriteti Palestinez, i cili drejton Bregun Perëndimor, mund të reformohet në mënyrë drastike përpara se të marrë qeverisjen e Gazës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cilat vende kanë sanksionuar kolonët izraelitë?

Cilat vende kanë sanksionuar kolonët izraelitë?

Botë
Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Botë
Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?

Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?

Botë
CEO i Eurofighter konfirmon interesimin e Turqisë për blerjen e aeroplanëve luftarakë, por Gjermania bllokoi shitjen

CEO i Eurofighter konfirmon interesimin e Turqisë për blerjen e aeroplanëve luftarakë, por Gjermania bllokoi shitjen

Botë
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani

Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani

Botë
Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Botë
Kalo në kategori